array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Hashim Thaçi lundroi me barkën e Millan Radoiçiq 

Deklarata

Me këtë varkë shëtiste banditi i Brojës, Hashim Thaçi

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull Me këtë varkë shëtiste banditi i Brojës, Hashim Thaçi është i rremë. Krypometër ka konstatuar me burime zyrtare se në ditën kur ka vizituar liqenin e Ujmanit në 2018 Hashim Thaçi nuk kishte lundruar me barkën e Millan Radoiiq por me barkën e Policisë. 

Artikulli

Më 29/09/2023 faqja e Facebook Bota Sot ka shpërndarë një artikull në të cilin thuhet “Konfiskohet varka e terroristit Radoiçiq: Ish-ushtari i UÇK-së: Me këtë varkë shëtiste banditi i Brojës, Hashim Thaçi”. 

Materiali i njëjtë është shpërndarë edhe në faqen e internetit Botasot.info.

Ky artikull i publikuar në Bota Sot flet për postimin e Vendim Demaj, i cili sipas kësaj faqeje është ish pjesëtar i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës nga Shqipëria. 

Sipas Demaj, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte shëtitur në Liqenin e Ujmanit me barkën tashmë të konfiskuar të Millan Radoiçiq. 

Në fotografinë që është shpërndarë në artikull shihet një barkë, në të cilën gjenden Thaçi me Rashit Qalajn dhe Bedri Hamzën.

Krypometër ka verifikuar këtë informacion. 

Materiali origjinal prej nga është marrë fotografia është material i agjencisë së lajmeve Kosova Press dhe në të duket qartë se varka në të cilën lundroi eskorta e ish presidentit ishte e Policisë Kufitare. Kjo vërehet nga drita rotative dhe ngjyra dalluese e varkës që e përdorë Policia.

Për të konfirmuar tutje këtë informacion, Krypometri më datë 05/10/2023 ka kontaktuar me Rashit Qalajn dhe me Bedri Hamzën, dy personat që ishin me Thaçin gjatë vizitës së tij në Ujman në vitin 2018. 

Rashit Qalaj asokohe mbante pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, e Hamza ministër i financave.  

Që të dy kanë thënë se nuk është e vërtetë që barka në fjalë është e Millan Radoiçiq. 

Ata kanë thënë se barkat me të cilat kanë lundruar janë të Policisë së Kosovës. 

“Është e Policisë, shiko edhe dritat sipër kokës së Bedri Hamzës janë sinjalizimi i Policisë, dritat me alarm”-  ka thënë Qalaj për Kryepometrin me datë 05/10/2023. 

Një qëndrim të njëjtë pati edhe Hamza. Ai tha se barkat që janë përdorur për këtë lundrim nuk kanë të bëjnë me Radoiçiqin.

“Barkat janë të Policisë së Kosovës, janë sjellë prej Policisë së Kosovës. Nuk kanë të bëjnë me Millan Radoiçiq. është artikull qëllimkeq”-  ka thënë Hamza në deklaratë për Krypometër me datë 05/10/2023. 

Më datë  29/09/2023, Prokuroria Speciale kishte urdhëruar Policinë e Kosovës që të kryejë bastisje në pesë lokacione të ndryshme, në mesin e tyre edhe prona të ish nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq. 

Një nga këto lokacione ishte edhe villa e këtij të fundit, e ndërtuar buzë Liqenit të Ujmanit në Zubin Potok. 

Aty, përpos gjërave tjera, Policia sekuestroi edhe një barkë. 

Aksionet policore në këto pesë lokacione ndodhën katër ditë pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. 

Një grup terrorist, që sipas autoriteteve të Kosovës, janë mbi 90 persona, kryen sulm ndaj Policisë së Kosovës, mr ç’rast i vrarë mbeti rreshteri policor, Afrim Bunjaku. 

Në kundërpërgjigje policia vrau tre pjestarë të këtij grupi, e përgjejësinë e sulmit e mori Millan Radoiçiq.