array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për arritjen e marrëveshjes për targa dhe kthimin e serbëve në institucione

Deklarata

‘Ekskluzive: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel – shtyhet vendimi i targave, serbët kthehen në institucione’.

Media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni i publikuar nga ‘Paparaci’ e ripublikuar edhe shpërndarë edhe nga media të tjera më 15 nëntor 2022 është i rremë. Nuk është arritur asnjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e mbajtur javën e kaluar, 15 nëntor 2022. Zv.kryeministri Besnik Bislimi, në një përgjigje për media, një ditë më vonë, ka thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Kanë kaluar shtatë ditë që nga takimi, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje për targat apo kthimin e serbëve në institucione. Në takimin e mbajtur më 21 nëntor 2022, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është arritur marrëveshje për çështjen e targave.

Artikulli

Më 15 nëntor, derisa zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ishte duke qëndruar në Bruksel, për të zhvilluar takim me Përfaqësuesin e Posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, mediumi ‘Paparaci’ raportoi se është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajmi i publikuar nga ky medium mbante titullin “Ekskluzive: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel – shtyhet vendimi i targave, serbët kthehen në institucione”.

Duke u thirrur në burime, ky medium raportoi se marrëveshja e arritur përfshin shtyrjen për 10 muaj të vendimit për targat, kthimin e serbëve në institucione si dhe formimin e Asociacionit brenda planit franko-gjerman.

Ky lajm më pas u ripublikua edhe nga mediat e tjera online si, ‘Gazeta Blic’, ‘Gazeta Infokus’, pastaj edhe nga disa faqe të internetit si ‘Gazeta Imazhi’, ‘rtvpresheva.com’.

Te nesërmen, më 16 nëntor, zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi, mohoi të jetë arritur ndonjë marrëveshje.

“Nuk ka asnjë marrëveshje për targat, nuk ka propozim të Bashkimit Evropian, jemi duke i diskutuar. Ka elemente që i kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza por nuk ka dakordim” – tha Bislimi para gazetarëve.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Bashkimin Evropian si ndërmjetësues për të kuptuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje në takimin e 15 nëntorit, ani pse në të nuk kishte marrë pjesë kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se “nuk mund të konfirmojë” nëse është arritur ndonjë marrëveshje.

“Takimi u zhvillua mes Lajçak dhe kryenegociatorit të Kosovës Bislimi. Temat e diskutuara ishin: kriza aktuale, në veçanti çështja e targave. Homologu serb nuk ishte i pranishëm” – ka thënë ai.

Pas takimit me Bislimin, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në takim kanë diskutuar për atë që siç e ka quajtur ai “krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, por nuk ka përmendur arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

“Me zv. kryeministrin Besnik Bislimi, sot po diskutoj për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave” – ka shkruar Lajçak në Twitter.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave ilegale të veturave me ato RKS, nuk u prit mirë nga serbët e Kosovës, të cilët vendosën t’i braktisin institucionet e Kosovës. BE dhe SHBA kanë kërkuar shtyrje të vendimit, por qeveria ka theksuar se duhet të vazhdojë me zbatimin e vendimit.

Qeveria bëri edhe një plan për zbatimin e vendimit, sipas të cilit duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të jenë targat provuese për dy muaj të tjerë, dhe nga  21 prilli nuk mund të ketë më targa ilegale.

Më 20 nëntor, një ditë para fillimit të fazës së dytë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, për shqiptimin e gjobave për pronarët e veturave me targa ilegale, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se shqiptimi i gjobave është shtyrë për një ditë dhe do të fillojë më 22 nëntor. 

Në ditën kur ishte planifikuar të fillojë shqiptimi i gjobave, i cili u shty për një ditë, në Bruksel janë takuar presidenti i Serbisë me kryeministrin e Kosovës në një takim urgjent për të diskutuar për situatën e krijuar në Kosovë. Takimi që zgjati për disa orë rezultoi pa ndonjë zgjidhje. 

Pas mesnatës, me kërkesë të ambasadorit të SHBA-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se afati për fillimin e shqiptimit të gjobave për pronarët e veturave me targa ilegale do të shtyhet për 48 orë.