array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Gazmend Muhaxheri, LDK, Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Rrena e Gazmend Muhaxherit për pozitën e nënkryetarit të komunës

Deklarata

Gazmend Muhaxheri: “Besoj që numri i tyre (grave) do shkojë prej tre deri në pesë dhe nënkryetarja e komunës do jetë e gjinisë femërore”.

Gazmend Muhaxheri

Vlerësimi

Rrenë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nuk e ka mbajt zotimin e tij për të emëruar një grua si zëvendëse të tij. Ai e ka emëruar sërish Shkumbim Gashin në pozitën e nënkryetarit të Komunës. Muhaxheri i ka premtuar minimum 3 gra dhe maksimum 5 gra në krye të drejtorive. Kur të përfundojë procesi i kompletimit të drejtorëve, krypometri sërish do të shohë nëse do të mbahet premtimi.

Artikulli

Kryetari i Komunës se Pejës, Gazmend Muhaxheri, nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore se ketë mandat do emërojë një grua në pozitën e nënkryetares se komunës.

Gjatë fushatës zgjedhore në debatin për Pejë në Emisionin “Jeta në Komunë” të moderuar nga Jeta Xharra, Gazmend Muhaxheri kishte premtuar para qytetarëve se  gjatë qeverisjes se tij në mandatin e dytë, një grua do emërohet në pozitën e nënkryetares se komunës.

“Besoj që numri i tyre (grave) do shkojë prej tre deri në pesë dhe nënkryetarja e komunës do jetë e gjinisë femërore”, pati premtuar gjatë fushatës zgjedhore Gazmend Muhaxheri, në Emisionin “Jeta në Komunë” (Shih KËTU deklaratën e tij duke filluar nga min 39:42).

Por Muhaxheri ketë premtim nuk e ka mbajtur, pasi që ka emëruar nënkryetar të komunës, Shkumbin Gashin. Gashi ka qenë nënkryetar edhe në mandatin e kaluar.

Lajmin për emërimin e nënkryetarit për KALLXO.com e ka konfirmuar, shefi i kabinetit të kryetarit të Pejës, Durim Sheremeti.

Ai ka bërë të ditur se Muhaxheri ende nuk i ka emëruar të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, pas arritjes se koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.