array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Evakuimi i viktimave në fushëbetejë. Foto: FSK

Publikimi i rremë se Kosova ka armë termo-nukleare 

Deklarata

Kosova është furnizuar me armë termo-nukleare

Media

Vlerësimi

Rrenë

Pretendimi se Kosova është furnizuar me armë termo-nukleare është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se FSK nuk ka armatime të tilla.

 

Artikulli

Faqja “Kosova” (arkiv, video) në Facebook ka shpërndarë  një material në të cilën shpërndahet një bisedë e Arianit Sllamniku për Top Channel, në te cilën ai pretendon se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka armë termonukleare. Kjo faqe ka shkruar se “po flitet se Kosova ka armë termo-nukleare mbrojtëse, nga 5 deri në 10 kiloton, armë të mjaftueshme për ta shkatërruar Beogradin, në rast sulmi ndaj Kosovës”.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel në Shqipëri, më 3 tetor 2023, Arianit Sllamniku, që prezantohet si studiues i teorive të konspiracionit, ndër të tjera flet edhe për armatimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo pjesë e intervistës është shpërndarë edhe nga faqja “Kosova” në Facebook, më 15 tetor 2023 , e cila ka shkruar se po flitet që FSK ka armë strategjike termonukleare mbrojtëse, nga 5 deri në 10 kiloton.

“Armë të mjaftueshme për ta shkatërruar Beogradin në rast sulmi ndaj Kosovës, a do të jetë Kosova shteti i parë ballkanik me armë të tilla si të Izraelit”– ka shkruar kjo faqe në Facebook.

Sllamniku pretendon se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) posedon armë termonukleare dhe thotë se Kosova është i vetmi vend në rajon që i ka ato.

“Turqia ka financuar dhe ka mobilizuar shumë ushtrinë shqiptare të kosovarëve, FSK-në, Forcën e Sigurisë së Kosovës por edhe Policinë, njësitet speciale, veçanërisht kemi edhe bomba termonukleare, që rajoni nuk i ka. Pra, kemi armatim të cilin dora e parë në Ballkan i ka ushtria e Kosovës, nga Turqia. Kemi tani së fundmi edhe armatim me topa, me predha, që nuk i kemi pasë më herët dhe të gjitha këto falë mbështetjes së Republikës së Turqisë”– ka deklaruar Sllamniku.

Krypometri ka kontaktuar me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për të verifikuar këtë pretendim.

Të dhënat që Krypometër i ka siguruar tregojnë që armë të tilla nuk i posedon Forca e Sigurisë së Kosovës. Në faqen e prokurimit publik ku listohen paisjet dhe tenderët për furinizime nuk ka të publikuara kontrata për armë të tilla.

“ NE nuk kemi armë termo-nukleare. FSK ka raketahedhës me predha termo-barike që janë të destinuara kundër tankeve dhe kundër fortifikimeve të betonuara (bunkerëve). Janë të fuqishme por jo në masën për të shkatërruar Beogradin”– ka thënë Maqedonci në deklaratë për Krypometrin me datë 15/11/2023.

Raportimet e rreme për armë të rreme për FSK-në janë shtuar në kohën e krizës në veriun e Kosovës.

Dhjetëra publikime janë regjistruar me përmbajtje që FSK blenë apo furnizohet me këtë apo atë armë.