array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Publikimi i fotografisë së vjetër të Ramës e Vuçiqit, por me përshkrim të rremë

Deklarata

Edi Rama Dhe Vucic ne gjermani para ndeshjes

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Fotografia e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk është realizuar në vitin 2024, para ndeshjes së Shqipërisë në UEFA EURO 2024 si pretendohet në postim. Edhe mbishkrimi “Edi Rama Dhe Vucic ne gjermani para ndeshjes” është i rremë. Rama nuk ka publikuar ndonjë fotografi të tij me Presidentin e Serbisë, Vuçiq, të realizuar në Gjermani gjatë Kampionatit Europian të Futbollit.

Artikulli

Më 24.06.2024 faqja në Facebook ‘Krejt Shqiptare’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të Presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama.

Në përshkrim të kësaj fotografie shkruan “Edi Rama Dhe Vucic ne gjermani para ndeshjes”.

Për të verifikuar këtë postim, Krypometër e ka kërkuar fotografinë përmes ‘TinEye’ dhe ka rezultuar se e njëjta nuk është bërë në vitin 2024, si pretendohet në këtë postim.

Të dhënat e “TinEye” thonë se fotografia për herë të parë ishte publikuar më 24.04.2018. Mediat në atë kohë kishin shkruar se fotografia ishte realizuar në një hotel në Turqi, pasi të dytë kishin qenë në vizitë në këtë shtet. 

E njëjta fotografi ishte publikuar ndër vite, siç ishte publikimi i bërë më 06.08.2021, me mbishkrimin “Komenti juaj për këtë foto…”

Krypometër ka kërkuar një përgjigje nëse fotografia është realizuar në Gjermani dhe nëse Rama është takuar para ndeshjeve futbollistike me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. 

“Mos i beso asnjë fotografie dhe asnjë info që nuk i referohet faqeve zyrtare të KM të kryeministrit Rama”- thuhet në përgjigjen e Manjola Hasa, nga kabineti i kryeministrit Rama.

Krypometër ka kontrolluar postimet e bëra nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në profilin e tij në Facebook, mirëpo asnjëra prej tyre nuk është për takimin e tij me Vuçiqin. 

Ndeshja mes Spanjës dhe Italisë, u zhvillua më 24.06.2024. Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ndeshjen e Shqipërisë kundër Italisë që ishte zhvilluar më 15.06.2024.