array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi se sytë mund të japin shenja për sëmundje të zemrës

Deklarata

një person që vuan nga sëmundjet e zemrës zhvillon disa shenja dhe simptoma në sy

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Në artikullin me titull “Bëni kujdes nga këto shenja në sy, mund t’ju paralajmërojnë për një…” janë bërë përfundime të paargumentuara shkencërisht. Njohësit e fushës thonë se identifikimi i sëmundjeve të zemrës nuk mund të bëhet duke e shikuar pacientin në sy me shikim të lirë. Kardiokirugu Shurdhiqi ka thënë se nuk ka asnjë bazë shkencore në pretendimet e bëra në këtë artikull.

Artikulli

Më 13.06.2024 faqja në Facebook ‘Gazeta Rich Shqip(arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Bëni kujdes nga këto shenja në sy, mund t’ju paralajmërojnë për një… Sytë tuaj mund të jenë një nga organet që mund t’ju paralajmërojnë për një atak të afërt në zemër”.

I njëjti postim është publikuar edhe në disa faqe të tjera, si: “Liria ka Emër” (arkiva), ‘Shqiptaria Ka Emër’ (arkiva).

Në artikull pretendohet se ‘një person që vuan nga sëmundjet e zemrës zhvillon disa shenja dhe simptoma në sy’.

Tutje në artikull janë dhënë shpjegime të tjera për këtë identifikim të sëmundjes duke pretenduar se janë “10 shenja në sy që mund të parashikojnë një atak në zemër”.

Për ta verifikuar këtë, Krypometri ka kontaktuar me oftalmologun, Ardian Shabani, i cili tha se me shikim të lirë nuk mund të vërehet ndonjë gjë e tillë si pretendohet në këtë shkrim.

“Gjatë kontrollit të thellë të syrit, sidomos egzaminimi i fundusit të syrit apo retinës mund të identifikojmë nëse pacienti ka problem me tension arterial, por me shikim të lirë, jo, s’mund ta bëjmë një gjë të tillë.”- ka thënë Shabani për Krypometër.

Krypometri ka pyetur edhe drejtorin e klinikës së Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi lidhur me këtë pretendim.

Ai ka thënë se shkrimet e tilla janë të rreme dhe të njëjtat nuk duhet të besohen nga pacientët. Sipas tij, janë një varg analizash e kontrollesh mjekësore që duhet të bëhen nga specialitët për të identifikuar problemet eventuale me zemër te një pacient.

“Nuk mund të vërehet në sytë e një pacienti, sepse në të kundërtën, do të ishte shumë e lehtë, por duhet kontrolle. S’ka asgjë shkencore lidhur me këtë.”- ka thënë kardiokirugu Shurdhiqi për Krypometër.