array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë se shpimi i gishtit shpëton nga sulmi në zemër

Deklarata

Infarkti parandalohet me një të shpuar të gjilpërë

media

Vlerësimi

Rrenë

Pretendimi se infarkti parandalohet me një të shpuar të gjilpërës, është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime shkencore se kjo procedurë nuk rekomandohet për trajtimin e infarktit.

Artikulli

Me datë 21/10/2023 faqja në Facebook “Liria Ka Emër” (Arkiva) ka shpërndarë një material me titull “A e dini se me gjilpërë mund t’ia shpëtoni jetën dikujt që po përjeton sulm në zemër”.

Artikulli në përmbajtjen e tij vazhdon me pretendimin “Nëse nuk e keni ditur, gjilpëra mund të shpëtojë jetën e një pacienti në rast se ka sulm në zemër. Kjo këshillë është dhënë nga një profesor kinez, i cili thotë se gjithmonë duhet të mbani një gjilpërë në shtëpinë tuaj”- shkruhet në këtë artikull.

Krypometër, më datë 25/10/2023 ka kontaktuar me mjekë kardiolog për të verifikuar nëse kjo procedurë duhet të ndiqet në rastet e sulmeve në zemër.

Në një përgjigje të datës 25/10/2023, kardiologu Afrim Poniku ka deklaruar: “Të gjithë qytetarët për çdo problem me zemër duhet të lajmërohen te mjeku dhe nëse dikush ka arrest kardiak, duhet ta dërgojnë pacientin në urgjencën më të afërt”. 

Ai ka shtuar se kardiologët rekomandojnë që në rastet e arresteve kardiake duhet të kryhen masazhet e rekomanduara në trajnimet e ndihmës së parë.

Për të verifikuar tutje pretendimin, Krypometër ka kontaktuar edhe me kardiologun Arlind Batalli. Ai në një deklaratë për Krypometër më datë 25/10/2023, ka thënë se kjo nuk qëndron.

“Nuk ka të dhëna shkencore që e mbështesin këtë teori. Nuk ka studime të rëndësishme që e mbështesin këtë. Asnjë shoqatë relevante nuk e rekomandon, përfshirë ESC/AHA dhe JNC”- thuhet në përgjigjen e Batallit dhënë për Krypometër më datë 25/10/2023.

Konstatimi që kjo procedurë nuk ndihmon në trajtimin e infarktit është dhënë edhe nga kardiologu tjetër, Dr. Gani Bajraktari, i cili ka thënë për Krypometër se nuk duhet asesi të përdoret kjo metodë.

“Ky lajm është katastrofë, ku po i gjejnë këto? Duke menduar që po shpëton njeriun, e shpon vetën, rrin n’shpi dhe vdes nga infarkti, por edhe nga gjilpëra”- tha për Krypometër Dr. Bajraktari.