array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë se me dy përbërës largohet yndyra nga gjaku

Deklarata

Recetë e famshme për pastrimin e gjakut: Një përzierje prej 2 përbërësish e cila largon yndyrën nga enët e gjakut

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Recetë e famshme për pastrimin e gjakut: Një përzierje prej 2 përbërësish e cila largon yndyrën nga enët e gjakut” nuk është i saktë. Në artikull nuk është dhënë asnjë recetë dhe asnjë shpjegim se si i ndihmon ajo pacientët që diagnostifikohen me vlera të larta të yndyrës në gjak. Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi ka thënë se yndyra në gjak fillimisht trajtohet me dietë dhe aktivitete fizike e më pas edhe me medikamente. Ndërsa, specialisti i mjekësisë së përgjithshme, Fevzi Sylejmani ka thënë se pacientët duhet të konsultohen me mjekët për secilin shqetësim shëndetësor.

Artikulli

Më 26.05.2024 faqja në Facebook ‘Aktualitete’(arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Recetë e famshme për pastrimin e gjakut: Një përzierje prej 2 përbërësish e cila largon yndyrën nga enët e gjakut”.

Postimi i njëjtë është publikuar edhe në faqen e internetit “topnews226.com” (arkiva) me të njëjtin titull.

“Meqenëse kohët e fundit kemi marrë shumë pyetje në faqen tonë në lidhje me mënyrat për të eliminuar yndyrën në gjak, vendosëm të botojmë këtë recetë të thjeshtë dhe efektive që kemi harruar pak”- shkruan në këtë artilull, edhe pse nuk ka ndonjë recetë.

Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër ka kërkuar një shpjegim shkencor nga drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi.

Ai ka thënë se rekomandimi i parë që bëhet është dieta dhe aktiviteti fizik.

“Trajtimi i yndyrës në gjak, kur është niveli i ulët atëherë merren masa dietale, rekomandojmë që ushqimi të konsumohet me sa më pak yndyrë. Rekomandojmë po ashtu edhe aktivitet fizik”- ka thënë Shurdhiqi.

Faza e dytë, sipas tij, është përdorimi i medikamenteve. 

“E nëse pas këtyre (dietës dhe aktivitetit fizik) nuk arrihet normalizimi i yndyrës në gjak, atëherë vazhdojmë me medikamente”- ka thënë ai. 

Shurdhiqi ka dhënë shpjegime edhe sa i përket trashjes së mureve të enëve të gjakut.

“Trashja e mureve të gjakut është kur koncentrohet yndyra, kolesteroli dhe substancat e tjera në muret e arterieve që me kalimin e kohës shkakton ngushtimin e enës së gjakut apo mbylljen e enëve që si pasojë mund të ketë infarkt në atë regjion (në tru, zemër apo veshkë)”- ka thënë Shurdhiqi.

Ndërsa, specialisti i mjekësisë së përgjithshme, Fevzi Sylejmani ka thënë se pacientët duhet të konsultohen me mjekët për secilin shqetësim shëndetësor. 

“Yndyrnat në qarkullim zvogëlohen me terapi që i përshkruan vetëm mjeku, i trajtimit mund t’i ndihmojë edhe dietat e shëndetshme, ushtrimet fizike dhe ndërprerja e duhanit. Në anën tjetër nuk ka asnjë evidencë shkencore që dietat e internetit apo preparate të tilla e shkrijnë yndyrën e deponuar në enë të gjakut”- ka thënë Sylejmani.