array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi i rremë për artikullin e The Economist 

Deklarata

The Economist`: Kosova me rritje ekonomike, tejkaloi fqinjët ballkanikë

Media

Vlerësimi

Me kos

Konstatimi se mediumi The Economist ka shkruar një artikull të tillë konstatues për ekonominë kosovare nuk është i vërtetë. Krypometri ka konstatuar se gjatë ritransmetimit dhe përkthimit të këtij materiali RTK ka fshehur informacionin se ky është një artikull i sponsorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe nuk është artikull editorialisht i pavarur i shkruar nga the Economist. 

Artikulli

Më 29 gusht 2023 portali i Radiotelevizionit të Kosovës, “RTKlive.com” publikoi një lajm me titull “The Economist`: Kosova me rritje ekonomike, tejkaloi fqinjët ballkanikë”.

Lajmi u shpërnda edhe në Facebook me përshkrimin “Revista britanike “The Economist”, ka shkruar një shkrim për Kosovën me titull “Kombi fillestar – si kompanitë kosovare po i sfidojnë pritjet për ta udhëhequr vendin drejt së ardhmes””.

Artikulli i publikuar në median publike i referohet revistës britanike “The Economist” duke ia atribuuar vlerësimet për rritjen ekonomike të Kosovës si konstatime të kësaj reviste.

Krypometri me datë 30/08/2023 ka verifikuar lajmin e publikuar nga mediumi publik rreth publikimit të artikullit nga “Economist Impact”.

RTKlive.com” gjatë raportimit për artikullin me titull origjinal “Kombi fillestar – si kompanitë kosovare po i sfidojnë pritjet për ta udhëhequr vendin drejt së ardhmes” nuk shpjegon se i njëjti nuk është publikuar në revistën “The Economist”, por në një segment të saj, e cila si shpjegohet në krye të artikullit, është një hapësirë e personalizuar apo e sponsorizuar. 

Madje, shpjegohet se përmbajtja e publikuar nuk është shkruar nga ekipet e “Economist Impact”.

“Vendosje të tilla etiketohen qartë si Reklamim, Veçori e Reklamimit, Përmbajtje e Sponsorizuar, Perspektiva e Sponsorit ose fjalë në këtë kuptim kudo që shfaqen në faqen tonë të internetit ose aplikacionet tona. As ekipi i lajmeve dhe editorialeve të The Economist, as ekspertët e pavarur të Economist Impact, nuk kanë ndonjë përfshirje në krijimin e kësaj përmbajtjeje” – thuhet në rubrikën e informacionit.

Krypometri ka verifikuar që artikulli i botuar nga “Economist Impact” është i sponsorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Këtë për Krypometrin e konfirmoi edhe drejtori i OEK-ut, Lulzim Rafuna.

“Ka qenë i sponzorizuar prej Odës, i mbështetuar prej Odës Ekonomike faktikisht. Qëllimi i artikullit ka qenë me tregu shpirtin e ndërmarrësit, të rinjëve kosovarë dhe nëse e shihni, në artikull flasin vetëm të rinjtë që kanë hapë biznese, që kanë korrë suksese përkundër shumë sfidave…” – tha Rafuna më 30.08.2023.

Në artikullin e publikuar nga “Economist Impact” shihet edhe llogoja e Odës Ekonomike, në krye të tekstit dhe në fund të tij.

“Për hir të korrektësisë, unë asnjëherë nuk kam lypë ndihmë prej Qeverisë me na financu (artikullin) sepse partnerët ndërkombëtarë na kanë ofru… Krejt tema flet për biznesin, s’ka të bëjë fare me Qeverinë, përmendet shpirti i ndërmarrësisë së kosovarëve”- deklaroi Rafuna për Krypometër me datë 30/08/2023.

Ai ka thënë se përmes artikullit të publikuar në Economist Impact” qëllimi ka qenë dërgimi i një tregimi të suksesit për bizneset kosovare.

Tutje, Rafuna tha se artikuj të tillë do të publikohen edhe në të ardhmen. Të njëjtit, do të sponsorizohen nga Oda Ekonomike Amerikane dhe Klubi i Prodhuesve.

Ky ka qenë një momerandum që është nënshkruar në 2021, kur kam ardhur unë e kam gjetë. Unë e kam mbështetë plotësisht dhe kam gjetë mbështetje nga partnerët ndërkombëtar mbështetjen financiare” – ka thënë Rafuna në deklaratën e 30 gushtit 2023.

Lajmi i publikuar nga RTKlive është shpërndarë në rrjete sociale nga përkrahës dhe funksionarë të qeverisë të cilët artikullin e kanë atribuar si sukses të Qeverisë së Kosovës.

Pas publikimit të këtij artikulli, në RTK ka pasur disa reagime publike nga njerëz të medias dhe ish zyrtarë të Odës Ekonomike të Kosovës të cilët kanë sqaruar se përmbajtja është reklamë e paguar nga OEK mirëpo edhe pas këtyre reagimeve Portali i mediumit publik nuk ka reaguar për të përmirësuar përmbajtjen.

Në një postim në Facebook ka shkruar “Promovimi në The Economist është rezultat i një Memorandumi të nënshkruar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Projekti i USAID, Kosovo Compete, në Dhjetor të vitit 2021” thuhet në postimin e datës 29/08/2023 të Berat Rukiqit, ish drejtor i OEK.