array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrim

Pretendimi  i pambështetur se shafrani i Indisë është antibiotik

Deklarata

Shafrani është antibiotiku më i fortë dhe përdoret edhe kundër kancerit

Media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni se shafrani është antibiotiku më i fortë dhe përdoret edhe kundër kancerit është i pasaktë. Krypometër ka verifikuar se antibiotiku më i fortë i njohur deri më tani është  “Imipenem+cilastatin ampula, Ceftriaxone ampula” ndërsa onkologët nuk e rekomandojnë shafranin në trajtimin e kancerit. 

 

Artikulli

Më datë 5 tetor 2023 faqja në Facebook  ‘Liria Ka Emër’ ka shprëndarë një material me titull “Ky quhet Antibiotiku Më I Fuqishëm “”Në Botë”. Postimi shprëndanë një artikull të publikuar në ueb-faqen e internetit NEW NEWS 

Artikulli rekomandon ‘shafranin e Indisë’, për shërimin e infeksioneve të ndryshme, mëlçisë madje edhe sëmundjen e kancerit.

“Shafrani i Indisë, është jashtëzakonisht i dobishëm në rastin e infeksioneve, problemeve të tretjes, inflamacionit, madje edhe kancerit, gjithashtu shërben si antibiotik i fuqishëm për t rupin tonë”- shkruhet në artikull.

Krypometër ka verifikuar nëse ky informacion qëndron.

Fillimisht është verifikuar nëse shafrani përdoret për sëmundjen e kancerit. 

Më datë 11/10/2023 Krypometri ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi për të parë nëse e rekomandojnë këtë bimë për sëmundjen e kancerit.

“Ne nuk e rekomandojmë këtë lloj bime për sëmundjen e kancerit, rrjedhimisht nuk e dimë nëse ka veti shëruese për këtë sëmundje”- ka thënë Kurtishi për Krypometër.

Pretendimi tjetër i verfikuar nga Krypometri është raportimi se shafrani është antibiotiku më i fortë. 

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometri ka kontaktuar edhe me Astrit Haxhijahajn i cili është farmacist.

“Antibiotik i fuqishëm mund të konsiderohet: Imipenem+cilastatin ampula, Ceftriaxone ampula”- thuhet në përgjigjen e farmacistit klinik të datës 11/10/2023.

Ai për Krypometrin gjithashtu ka thënë se shafrani i Indisë konsiderohet si produkt i mjekësisë popullore.

“Tek ne këto produktet konsiderohen si produkte PREVENTIVE apo PARANDALUESE dhe futen në Mjekësinë alternative ose popullore e jo në Mjekësinë PROFESIONALE mirëpo përveç kësaj edhe këto produkte, duhet të kontrollohen nëpërmjet agjensioneve kompetente në Kosovë. Sa i përket produktit në fjalë, nuk ka asnjë bazë shkencore profesionale ose nuk ka ndonjë protokoll ndërkombëtar mjekësor që këto produkte i klasifikon siç shkruan në këtë tekst”- thuhet më tej në përgjigjen e Haxhijahajt për Krypometër.