array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pamje nga një shfaqje artistike paraqiten si ngjarje e vertetë 

Deklarata

Shikone si i mbysin ne Peru ata qe e vjedhin shtetin!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i videos “Shikone si i mbysin ne Peru ata qe e vjedhin shtetin!” është i rremë. Video e publikuar në Facebook në të cilën shihet vrasja e një personi në mes të një sheshi nuk ka ndodhur në realitet, por është një shfaqje e bërë bazuar në historinë e një rebelimi që supozohet që ka ndodhur në vitin 1780 në Peru. Ngjarja që shihet në video, është zhvilluar më 21.05.2024 në qytetin Cusco  të Perusë, për nder të 243 vjetorit të Rebelimit të ‘Tupac Amaru’. Kosova nuk ka dënim me vdekje. Bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës dënimi maksimal që mund të shqiptohet për korrupsion është 15 vjet.

Artikulli

Më 23.05.2024, një profil në Facebook (arkiva), ka publikuar një video duke pretenduar se po prezanton vrasjen e dikujt në Peru.

Postimi mban përshkrimin “Shikone si i mbysin ne Peru ata qe e vjedhin shtetin!”

Krypometër ka analizuar materialin e publikuar dhe përmes mjetit të kërkimit në internet “Google Lens”, ka verifikuar se nuk bëhet fjalë për vrasje të një personi si pretendohet në këtë postim.

Ngjarja që shihet në video, është zhvilluar më 21.05.2024 në qytetin Cusco  të Perusë, për nder të 243 vjetorit të Rebelimit të ‘Tupac Amaru’. Në këtë tubim kishin marrë pjesë më shumë se 100 aktorë duke performuar dhe iskenuar një rebelim që prentedohet se ka ndodhur në vitin 1780.

“Me pjesëmarrjen e më shumë se 100 aktorëve dhe vendosjen e kurorave, në Plaza Mayor të qytetit, u përkujtuan 243 vjetët e Martirologjisë së Túpac Amaru II, Micaela Bastidas dhe heronjëve e martirëve të tjerë të bëmave të pavarësisë libertariane të vitit 1780”- ka shkruar faqja e Komunës së Cusco-s.

Bazuar në Oxford Bibliographies, në Peru në 1780 zemërimi për rritjen e taksave spanjolle dhe abuzimet e shumta të autoriteteve koloniale spanjolle nxitën një tregtar indigjen Túpac Amaru të organizojë një rebelim të armatosur me ndihmën e gruas së tij, Micaela Bastidas.

Për veprimet e Tupac Amaru është u shkruar edhe nga University of California Berkeley dhe nga “ReVista Harvard Reviews of Latin America” dhe “DUKE University Press”.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës është ligji bazik që përcakton dënimet për veprat penale. Sipas këtij Kodi, në Kosovë nuk është i lejuar dënimi me vdekje dhe dënimi maksimal i lejuar është ai me burgim të përjetshëm (shih neni 41).

Kodin Penal të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, në vitin 2021, janë paraparë dënimet për zyrtarët të cilët marrin ryshfet apo kryejnë vjedhje ndaj pasurisë publike. 

Marrja e ryshfetit është e ndaluar dhe sipas nenit 421 të Kodit Penal parashihet dënim deri në 15 vite burgim për këtë vepër penale.