array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë se Drin Zatriqi fitoi lëndën ndaj Dafina Zeqirit 

Deklarata

Kontesti 500 mijë euro, ish-menaxheri Zatriqi fiton betejën ndaj Dafina Zeqirit

Media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi me përmbajtjen “Kontesti 500 mijë euro, ish-menaxheri Zatriqi fiton betejën ndaj Dafina Zeqirit” është i rremë. Drin Zatriqi ka konfirmuar për Krypometër se ai nuk e ka fituar lëndën por vetëm e ka dorëzuar padinë në gjykatë.

Artikulli

Më 14 shtator 2023, media online “Paparaci” ka publikuar një artikull përmes të cilit pretendon se Drin Zatriqi, ish-menahxher i këngëtares Dafina Zeqiri, ka fituar rastin në Gjykatë ndaj kësaj të fundit.

Lajmi është shprëndarë edhe në Albanian News

Lajmi mban titullin “Kontesti 500 mijë euro, ish-menaxheri Zatriqi fiton betejën ndaj Dafina Zeqirit”.

Krypometri me datë 14/09/2023  ka verifikuar nëse ky informacion është i saktë.

Gjatë verifikimit, Krypometër ka konstatuar se në përmbajtjen e portalit Paparaci është bashkëngjitur faqja e padisë për shpifje dhe fyerje të ngritur nga ana e Zatriqit ndaj këngëtares Zeqiri, me ç’rast edhe kërkohen 500 mijë euro si vlerë për kompensim.

Fotografia është marrë nga postimi i ish-menaxherit të Zeqirit, në të cilin ai kishte bashkëngjitur dosjen e padisë, por askund nuk përmendet se Zatriqi e ka fituar rastin në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Për të verifikuar lajmin, Krypometri ka kontaktuar me Drin Zatriqin, i cili thotë se nuk ka ende vendim, pasi padia do të dorëzohet sot.

“Nëse lexohet me vëmendje deri në fund padia, por edhe postimi im, besoj që kuptohet se është vetëm padia. Nuk ka ende vendim, padia dorëzohet sot”- ka thënë Zatriqi për Krypometrin me datë 14/09/2023.

Sipas padisë së publikuar, Zatriqi ka paditur Zeqirin për “Shpifje dhe fyerje”, pasi e njëjta ka postuar një status në rrjetin social X (ish Twitter) duke e akuzuar ish-menaxherin e saj se ka rrahur dhe abuzuar gratë.

“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”- thuhet në përshkrimin e padisë, të ketë thënë këngëtarja.

Më tej, në dosje të padisë thuhet se pavarësisht se Zatriqi ia ka tërhequr vërejtjen, Zeqiri nuk është ndalur dhe nuk është penduar.

Sipas ligjit civil për shpifje dhe fyerje, pas dorëzimit të padisë në gjykatë, e njëjta do të trajtohet sipas procedurave ligjore të cilat duhet të zhvillohen brenda afateve të procedurës gjyqësore. Sipas këtyre afateve pas pranimit të padisë gjykata do t’i japë një afat palës së paditur për tu përgjigjur në padi ndërsa shqyrtimi i saj do të fillojë vetëm kur të jenë konsumuar këto afate.