array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Burimi: Konakushqiptar.com

Lajmi i rremë për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Holanda

Deklarata

PO, PO, PO / Holanda liberalizon vizat për Kosovarët, shkoni në Amsterdam nga kjo datë pa vizë

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ky lajm nuk është i vërtetë. Holanda nuk i ka hequr vizat për Kosovën dhe as nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi ky shtet është pjesë e zonës Schengen, dhe vendimi për heqjen e vizave nuk merret nga shtete individuale, por si tërësi në Këshill të Bashkimit Evropian, ku vendosin shtetet anëtare. Pasi është zgjedhur kryeministër në mandatin e dytë, Albin Kurti kishte pranuar letër urimi nga homologu i tij holandez Mark Rutte.

Artikulli

Një lajm i rremë për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Holanda, është shpërndarë së fundi në një ueb sajt të dyshimtë me emrin “konakushqiptar.com”.

Emri i faqes është i ndryshëm nga ai i ueb sajtit pasi titullohet “Jannahnews”, ndërsa artikulli me titull “PO, PO, PO / Holanda liberalizon vizat për Kosovarët, shkoni në Amsterdam nga kjo datë pa vizë” është publikuar më 9 tetor të këtij viti. Përveç shkrimin në shqip, në disa pjesë shkrimet janë me alfabet të gjuhës Bengali të Bangladeshit.

Në dy paragrafët sa i përmban lajmi, citohet Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM) duke u përmendur një urim i kryeministrit të Holandës  Mark Rutte për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Burimi: konakushqiptar.com

Por në fakt ky lajm nuk është i vërtetë pasi Holanda nuk i ka hequr vizat për Kosovën dhe as nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, pasi ky shtet është pjesë e zonës Schengen, dhe vendimi për heqjen e vizave nuk merret nga shtete individuale, por si tërësi në Këshill të Bashkimit Evropian, ku vendosin shtetet anëtare.

Pasi është zgjedhur kryeministër në mandatin e dytë, Kurti kishte pranuar letër urimi nga homologu i tij holandez Rutte. Ndërsa urimi i kryeministrit holandez për Kurtin ishte publikuar në ueb faqen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, më 4 maj të këtij viti.

Në njoftimin e ZKM-së askund nuk përmendet liberalizimi i vizave, aty vetëm thuhet mes tjerash se “Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, thuhet në letër urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte”.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk gëzon liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Burimi: kryeministri.rks-gov.net