array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajm i vjetër për helmim të 30 personave

Deklarata

30 persona helmoen nga ushqimi ne dasem dhe perfundojne ne spital”, derisa nuk ka ndojnë lajm apo detaje më të hollësishme për rastin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Lajmi i publikuar më 06.06.2024 me titull “30 persona helmoen nga ushqimi ne dasem dhe perfundojne ne spital”, derisa nuk ka ndojnë lajm apo detaje më të hollësishme për rastin” është i rremë. Lajmi i referohet një helmimi që ka ndodhur në fund të vitit 2023 në Malishevë, mirëpo i njëjti është paraqitur si lajm i ri. Zyrtari për informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi ka thënë se në muajin qershor 2024 nuk ka ndodhur një helmim i tillë.

Artikulli

Më 06.06.2024 Gazeta Rich Shqip (arkiva) në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një postim me mbishkrim “30 persona helmoen nga ushqimi ne dasem dhe perfundojne ne spital”, derisa nuk ka ndojnë lajm apo detaje më të hollësishme për rastin”.

Në këtë postim nuk është bashkangjitur asnjë informacion tjetër, duke përfshirë ndonjë link të ndonjë lajmi, prandaj Krypometër ka kërkuar nëse është bërë ndonjë publikim tjetër në Facebook me të njëjtin titull. 

Përmes këtij kërkimi në Facebook, Krypometër ka gjetur se e njëjta faqe e kishte publikuar të njëjtin lajm, duke ia bashkangjitur një artikull në të cilin thuhet se helmimi ka ndodhur në komunën e Malishevës.

Më 13. 10. 2023 ishte raportuar se 30 persona në Malishevë ishin helmuar nga ushqimi, disa prej të cilëve kishin marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK.

Në një komunikatë të Komunës së Malishevës thuhej se “mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë”.

Krypomëtri ka shikuar njoftimet e kësaj komunë të publikuara në fillim të muajit qershor, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është për ndonjë helmim të ngjashëm. 

Po ashtu janë shikuar edhe raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës për datat 5 dhe 6 qershor 2024 dhe nuk ëhstë gjetur ndonjë njoftim për helmim.

Krypometër ka kontaktuar më zyrtarin për informim të Komunës së Malishevës, Artan Paçarizi i cili ka thënë se këtë muaj nuk kanë pasur asnjë rast të helmimit masiv.

“Nuk kemi pasur asnjë rast të helmimit të 30 personave në restaurant, si thotë lajmi. Rasti i fundit i helmimit masiv ka qenë vitin e kaluar”- ka shpjeguar Paçarizi për Krypometër.