array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Informacioni i rremë se ministrja Haxhiu arriti në  Prokurorinë Speciale për rastin Dehari

Deklarata

Haxhiu arrinë në Prokurorinë Speciale

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Rasti Dehari – Haxhiu arrinë në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar” është i pasaktë. Krypometër ka verifikuar se Albulena Haxhiu është paraqitur në Policinë e Kosovës për të dhënë dëshminë e jo në objektet e Prokurorisë Speciale.

Artikulli

Më 20 nëntor 2023, faqja e Facebook-ut UÇK- Ushtria Çlirimtare e Kosovës (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe avokati Tomë Gashi.

Në përshkrim të postimit thuhet “Rasti Dehari – Haxhiu arrinë në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar”.

Informacioni se Haxhiu ka shkuar në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në lidhje me rastin Dehari është i pasaktë.

Krypometër ka verifikuar se ministrja nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale por në Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit, Haxhiu në një konferencë për media u deklarua se është intervistuar vetëm nga tre policë, ndërsa nuk ka qenë prokurori special dhe i është bërë vetëm pyetja “Cilat janë ato prova dhe kush janë kryerësit?”.

Ajo po ashtu ka thënë se nuk e kupton pse prokurori ka urdhëruar që avokati i familjes të mos jetë gjatë intervistimit të saj dhe tha se e mbështetë dëshirën e familjes Dehari për ndërrim të prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu.

Haxhiu u ftua për intervistë në polici me autorizimin e Prokurorisë Speciale pas një postimi të saj në rrjete sociale të datës 5 nëntor 2023, me ç’rast ndër të tjera ka thënë se provat ekzistojnë dhe krejt çka duhet është vullneti i organeve të rendit e drejtësisë.

Tomë Gashi, avokat i familjes dehari në një prononcim për ATV ka konfirmuar se intervistimi ka ndodhur  në objektin e policisë. “Prokurori nuk ka leju që unë të marr pjesë në intervistimin në polici”- ka deklaruar Gashi  në intervistën për ATV. 

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur më 5 nëntor 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai kishte qenë në paraburgim, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të datës 4 gusht 2016.

Rrethanat e vdekjes së 26-vjeçarit ende mbetën të pasqaruara dhe nuk dihet se çfarë saktë kishte ndodhur në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit.