array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Informacioni i rremë për deklaratën e von der Leyen

Deklarata

Kjo është një ditë vërtet e trishtuar për Evropën! Banka e Anglisë padit Ursula von der Leyen për atë që tha në TV live. Çdo banor i Evropës duhet të dijë për të!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Kjo është një ditë vërtet e trishtuar për Evropën! Banka e Anglisë padit Ursula von der Leyen për atë që tha në TV live. Çdo banor i Evropës duhet të dijë për të!” është i rremë. Përmbatja e artikullit është e rreme dhe e njëjta është publikuar në një faqe (erbai.top; arkiva), e cila është imitim i dizajnit të faqes së BBC.com. Në një përgjigje për Krypometër, nga Komisioni Europian kanë thënë se von der Leyen nuk ka thënë deklarata të tilla.

Artikulli

Më 30.05.2024, faqja e Facebook-ut Wilaya de Tipasa (arkiva) ka publikuar një artikull me titullin “That is a really sad day for the Europe! Bank of England sues Ursula von der Leyen for what she said on live TV. Every resident of Europe should know about it! (në shqip: “Kjo është një ditë vërtet e trishtuar për Evropën! Banka e Anglisë padit Ursula von der Leyen për atë që tha në TV live. Çdo banor i Evropës duhet të dijë për të!”.

Ky informacion është sponzorizuar për tregun e Kosovës edhe nga disa faqe të tjera, si: The Freedom Catalyst  (arkiva) dhe CHAPEAU CLAQUE (arkiva).

Në përmbajtje pretendohet se presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se nuk duhet të punoni  për të qenë i pasur. Më tej artikulli pretendon se von der Leyen ka prezantuar një aplikacion që “mund të fitoni mijëra dollarë në ditë duke shpenzuar vetëm 10-20 minuta kohë të lirë në ditë”.

Përveç kësaj, artikulli është publikuar në faqen erbai.top (arkiva), e cila është imitim i dizajnit të faqes së BBC.com.

Në faqen erbai.top, në cilëndo prej rubrikave që klikon, të dërgon në fund të faqes ku është publikuar artikulli, tek pjesa e komenteve.

Për të verifikuar vërtetësinë e informacioneve të paraqitura, Krypometër ka kontaktuar me zyrën për media në Komisionin Europian.

Në një përgjigje për Krypometër, nga Komisioni Europian kanë thënë se von der Leyen nuk ka thënë deklarata të tilla.

“Jo [nuk ka thënë ashtu]… Nuk jemi të informuar për ndonjë padi nga ata [Banka e Anglisë]”- thuhet në përgjigje.

Më tej, Krypometër ka gjetur intervistën origjinale të Presidentes von der Leyen, e cila është shfrytëzuar për të prodhuar artikullin e rremë.

Në këtë intervistë që është zhvilluar më 12.05.2024, von der Leyen ka folur për nevojën për të mbrojtur Ukrainën kundër agresionit të Rusisë për të ruajtur paqen në Evropë.

Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës i skadon mandati në fund të vitit 2024, është prezantuar më 21.02.2024 si kandidate udhëheqëse e Partisë Popullore Evropiane (EPP), për një mandat të ri pesëvjeçar.

Kandidatura e Von der Leyenit është shpalosur nga Manfred Weber, shef i këtij grupimi politik të qendrës së djathtë evropiane, që është grupi më i madh në Parlamentin Evropian.

Presidentja e KE-së ka premtuar se, nëse fiton edhe një mandat, do të vazhdojë punën në shumë fusha në të cilat ka punuar edhe në mandatin e tashëm, përfshirë edhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në asistencën financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian do të mbahen në të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian nga 6 deri më 9 qershor. 

Qytetarët e BE-së do t’i zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit nga të gjitha vendet anëtare, bazuar kryesisht në madhësinë e popullsisë së secilit vend. Pra, Gjermania do të dërgojë më së shumti ligjvënës në Bruksel/Strasburg – 96 eurodeputetë – ndërsa Qiproja, Luksemburgu dhe Malta nga 6 sosh secila.

Grupi më i madh politik është ai i qendrës së djathtë, Partia e Popullit Europian (EPP) – pjesë e së cilës janë CDU-ja gjermane dhe Platforma Civile polake (PO) – i ndjekur nga Socialistët dhe Demokratët (S&D) – që sjellë së bashku partitë socialdemokrate të qendrës së majtë. Pastaj ka shumë grupe të tjera, duke nisur me Renew, i cili mbledh partitë liberale dhe ato të qendrës, siç është Partia Renaissance e presidentit francez, Emmanuel Macron.