array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

E vërteta për vjedhjen e çantës | Ilustrimi: Kallxo.com

Huqja e asistentit të Kurtit se Skender Hysenit ia kishin vjedhur çantën në Bruksel

Deklarata

“Skënder Hysenit ia kanë vjedhë çantën në Bruksel. Kaq ka qenë serioziteti i tyre në bisedime”

Arianit Bytyqi

Vlerësimi

Me kos

Postimi i bërë nga asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, më 22 nëntor 2022, se “Skënder Hysenit ia kanë vjedhë çantën në Bruksel”, është i rremë. Por, është e vërtetë që një prej anëtarëve të delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, i ishte vjedhur çanta në Bruksel gjatë bisedimeve të zhvilluara më 2 shtator 2020. Çanta i ishte vjedhur Muhamet Mustafës, që ishte anëtari i delegacionit kosovar në bisedimet në Bruksel, e jo Skender Hysenit siç ka shkruar Arianit Beqiri, asistenti i kryeministrit të Kosovës.

Artikulli

Asistenti i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, më 22 nëntor 2022 ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” dhe në Twitter një fotografi me përshkrimin “Skënder Hysenit ia kanë vjedhë çantën në Bruksel. Kaq ka qenë serioziteti i tyre në bisedime”.

Në fotografinë që e ka shpërndarë Beqiri është kapur vetëm titulli i një lajmi me titull: “Anëtarit të delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, i vidhet çanta në Bruksel”, i cili ishte publikuar në KALLXO.com më 2 nëntor 2020.  

Por, çanta e vjedhur gjatë dialogut me Serbinë në Bruksel, më 4 shtator të vitit 2020, nuk ka qenë e Skender Hysenit, por e Muhamet Mustafës. Asokohe, Skender Hyseni ishte Koordinator shtetëror për dialog ndërkaq Muhamet Mustafa ishte anëtar i delegacionit kosovar në bisedimet në Bruksel. 

Edhe brenda artikullit të shpërndarë nga KALLXO.com më 2 nëntor 2020, të cilin asistenti i Kurtit e ka shpërndarë si fotografi më 22 nëntor 2022, është cekur se zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës në kohën e Qeverisë Hoti, Antigona Baxhaku, kishte thënë çanta e vjedhur ka pasur gjëra personale të anëtarit të delegacionit, Muhamet Mustafa.

E njëjta ishte konfirmuar edhe nga vet Muhamet Mustafa, i cili kishte thënë se në çantë ka pasur vetëm dokumente personale dhe të holla. Sipas tij, dokumentet personale janë kthyer, ndërsa të hollat jo.

Vëmendja tek ish-kryesuesi i delegacionit kosovar për dialog në Bruksel, Skender Hyseni, është kthyer pasi ky i fundit në një intervistë më 22 nëntor 20022 kishte komentuar zhvillimet e fundit në vend, me fokus qasjen e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit drejtuar ndërmjetësusesit të BE-së, Josep Borell.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 21 nëntor 2022, e ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, për qasjen që ka përdorur atë ditë ndaj Kosovës.

Më 21 nëntor, pas 8 orësh takim në Bruksel, nuk u arrit marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Tani Kosova është në 48-orëshin që ia premtoi SHBA-së ndërsa në Bruksel, zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori serb, Petar Petkovic, janë takuar me Miroslav Lajçak për të arreitur një zgjidhje për targat.