Anëtarit të delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, i vidhet çanta në Bruksel

Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar se është vjedhur një çantë e një anëtari të delegacionit kosovarë në Bruksel, por e ka përjashtuar se në atë çantë ka pasur dokumente shtetërore e konfidenciale.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku tha për KALLXO.com se çanta e vjedhur ka pasur gjëra personale të anëtarit të delegacionit, Muhamet Mustafa.

Rasti ka ndodhur me 4 shtator.

“Më 4 shtator është vjedhur çanta me gjëra personale të anëtarit të delegacionit Muhamet Mustafës, nuk ka pasur asnjë dokument konfidencial. Kanë qenë laptop, letërnjoftim e gjëra të tjera personale të anëtarit të delegacionit z.Mustafa. Rasti është raportuar edhe në Polici”, tha Baxhaku për KALLXO.com

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Muahmet Mustafën, por i njëjti ka refuzuar të komentoj duke thënë se për pak kohë do të dal publikisht për të folur për këtë çështje.

Kryesues i delegacionit kosovar në Bruksel është Skender Hyseni, ish ministër i LDK-së.