array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Sokol Haliti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haliti mban fjalën për ujësjellësin në Gërmovë

Deklarata

Sokol Haliti (23.10.2020) “Uji në Gërmovë është përgatit me u lëshu”

Sokol Haliti

Vlerësimi

E vërtetë

Sipas asaj që e ka thënë Haliti, ujësjellësi është funksionalizuar në fshatin Gërmovë.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur fjalën për sigurimin e ujësjellësit për fshatin Gërmovë.

Në emisionin ‘Jeta në Komunë’, Haliti ishte sfiduar më mungesën e ujësjellësit në disa fshatra të kësaj komune, me ç’rast kishte premtuar se në Gërmovë dhe 7 vendbanime të tjera do të lëshohet ujësjellësi deri në maj të vitit të ardhshëm.

“Uji në Gërmovë është përgatit me u lëshu, uji në Goshicë është përgatit me u lëshu. Në Sllatinë të Epërme, në Sllatinë të Poshtme, Tërstenik, Sodovinë e Qerkezve, Sodovinë e Jerlive do të ketë deri në maj ujë, unë përgjigjem nëse nuk lëshohet uji deri atëherë”, pati thënë Haliti në emisionin Jeta në Komunë.

Sot, në fshatin Gërmovë të Komunës së Vitisë është funksionalizuar sistemi i ujësjellësit.

Në njoftimin e Komunës thuhet së projekti për ujin e ujësjellësi për fshatin Gërmovë vie pas përurimit të gypit të ujësjellësit që furnizon Vitinë dhe disa lokalitete nga Letnica, në gjatësi prej 13 kilometrash,.

“Ky është veç fillimi që do ti paraprijë tani në ditët e ardhshme edhe përurimit të rrjeteve të tjera të ujësjellësit në Sadovinë të Jerlive, Sadovinë të Çerkezëve, Sllatinës së Epërme, Sllatinës së Ulët dhe Tërstenikut.Do të vazhdohet me Vërbanin, Smirën dhe lokalitetet tjera, për të konkretizuar në përgjithësi, projektet që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë të pijshëm. Falë investimit të bërë nga komuna bashkë me investitor Zviceran dhe qeverinë e Kosovës dhe me implementues Dorsch/CDI-në”, ka theksuar Haliti.

Ndërsa kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”  Muhamed Suliqi, ka thënë se këtij përurimi, i ka paraprirë edhe nënshkrimi i marrëveshjes mes Komunës së Vitisë, Hidromoravës dhe kryetarit të këshillit të fshatit Gërmovë, për marrjen nën menaxhim të rrjetit të ujësjellësit në Gërmovë.