array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Gjykata me departament të veçantë për akuzat e Prokurorisë Speciale

Deklarata

Skender Çoçaj: “Ky departament Special duhet të formohet gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit,  deri në qershor duhet patjetër të formohet dhe funksionalizohet ai departament”.

 

Skender Çoçaj

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Ligji i ri mbi Gjykatat ka obliguar KGJK-në, që më së largu 6 muaj nga hyrja në fuqi e tij, të ndërmarrë të gjitha masat për funksionalizimin e departamentit. Deri në qershor pritet që gjyqtarët për këtë departament të zgjidhen.

Artikulli

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës, Skender Çoçaj në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ka deklaruar se deri në muajin qershor duhet të formohet dhe të funsionalizohet departamenti special i Gjykatës, i cili do të merret me aktakuzat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

“Ky departament Special duhet të formohet gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit,  deri në qershor duhet patjetër të formohet dhe funksionalizohet ai departament”, kishte thënë Çoçaj

Ai kishte shtuar se në këtë Departamenti Special i Gjykatës do të përbehej me gjyqtaret që kanë treguar përformancë të jashtëzakonshme.

“Në ketë departament do të zgjidhen gjyqtarët që janë më me përvojë, të përgatitur profesionalisht, të guximshëm dhe që kanë treguar përfomacë të jashtëzakonshme deri me tani”, kishte deklaruar Kryesuesi Çoçaj.

Themelimit të Departamentit Special të Gjykatës ia hapi rrugën Ligji i ri mbi Gjykatat i cili ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2019.

Ky ligj ka obliguar KGJK-në , që më së largu 6 muaj nga hyrja në fuqi e tij të përzgjedh gjyqtaret të cilët do të shërbejnë në ketë departament dhe të ndërmarrë të gjitha masat për funksionalizimin e tij.

Deri me tani Gjykata e Prishtinës ka caktuar gjyqtarin Arben Hoti, gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda, që përveç punëve në këtë departament, t’i shqyrtojë lëndët e procedurës paraprake që bien në kompetencë të departamentit Special, deri në funksionalizimin e plotë të tij.

KALLXO.com, do ta monitorojë funksionalizimin e Departamentit Special, i Gjykatës Themelore në Prishtinë, deri në Qershor të vitit 2019.