Funksonalizohet Departamenti Special i Gjykatës së Prishtinës

Është funksionalizuar Departamenti Special në Gjykatën e Prishtinës me që rast, kryetarja e kësaj gjykate ka pritur në takim gjykatësit e këtij departamenti.

Gjyqtarët e përzgjedhur në Departamentin Special janë Arben Hoti, Valbona Musliu-Selimaj, Valon Kurtaj, Musa Kongjeli Shadije Gërguri dhe Albina Shabani-Rama.

Gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me fillimin e punës së këtij Departamenti, ndërsa në ditët në vijim pritet të hartohet plani i punës.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë synon të rris efikasitetin e punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizimit.

Kryetarja Bytyçi ju ka uruar gjyqtarëve mirëseardhje dhe suksese në pozitën e tyre të re, duke ofruar mbështetjen e saj.