array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ganimete Musliu e Sami Lushtaku nuk janë familjar

Deklarata

N’spital te tezja Masi u ba operacion pi bruhi sherim shpejt

Faqet në Threads

Vlerësimi

Rrenë

Raportimi se nënkryetari i komunës së Skënderajt shkoi për vizitë në spital tek deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu “pas operimit prej bruhi” është i rremë. Në shkurt 2024, deputetja Musliu i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike në zemër, në një spital në Gjermani. Musliu është kthyer në detyrën e saj në Kuvend më 27.06.2026. Krypometër ka kontaktuar me deputeten Musliu e cila ka thënë se nuk janë familjar me Sami Lushtakun, por janë “vetëm bashkëpartiak dhe bashkëvendas, të dy nga Drenica”.

Artikulli

Më 28.02.2024 një profil në rrjetin social ‘Threads’ (arkiva) publikoi një foto të deputetes së PDK-së Ganimete Musliut në spital dhe nënkryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku. Kësaj fotoje i është vënë mbishkrim: “N’spital te tezja Masi u ba operacion pi bruhi”.

Më 25.02. 2024 dega e PDK-së në Regensburg njoftoi Sami Lushtaku dhe vizitoi deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ganimete Musliu, pas një intervenimi kirurgjik”.

Njoftimin për këtë vizitë e ka postuar edhe Samil Lushtaku në rrjetin social Facebook i cili edhe bëri të ditur se deputetja Musliu pati ndërhyrje kirurgjike në zemër.

“Shumë i lumtur që Ganja e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër.  Ganja është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë”- kishte shkruar ai.

Sami Lushtaku e Ganimete Musliu vijnë nga i njëjti rajon dhe janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, por ata nuk kanë deklaruar asnjëherë që janë edhe familjar. 

Krypometër ka kontaktuar me deputeten Musliu e cila ka thënë se nuk janë familjar me Sami Lushtakun, por janë “vetëm bashkëpartiak dhe bashkëvendas, të dy nga Drenica”.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Ganimete Musliu, më 19.02.2024 ka njoftuar se që dy vjet ka probleme me zemër. Musliu shkruan se gjatë tërë kohës u trajtua në Kosovë si dhe falënderoi repartin e Kardiologjisë, Kardiokirurgjisë në QKUK dhe Spitalin Amerikan që u kujdesën për të.

“E falënderoj po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje. Mbështetja e tyre më ka bërë jashtëzakonisht mirënjohëse,  por edhe krenare për çdo hap që kam bërë sepse në një moment shumë delikat të jetës sime më kanë dëshmuar se jam e bekuar me miq të vërtetë”– shkruajti Musliu.

Deputetja Musliu tregoi se duhet të bëjë ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit, kjo pasi që sipas saj mjekët kosovarë kanë kompetencë profesionale por nuk u janë krijuar kushtet që i meritojnë.

Derisa, më 27.06.2024 Ganimete Musliu u kthye në punë pasi 4 muajsh ndërprerje deri në rikuperim. 

“U ndieva shumë e emocionuar sot kur hyra në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, por emocionet u bënë edhe më të forta nga dashamirësia më të cilën u prita nga të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës, nga punetorët e administratës, nga përfaqësuesit e mediave, etj”- shkroi Musliu.