array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Gabimet në përkthim të përshkrimit të çipsit shkaktojnë panikë te qytetarët

Deklarata

Skandal/ Hashash në patatinat “Patos” në Libonik, denoncuesi tregon gjithçka

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Skandal/ Hashash në patatinat “Patos” në Libonik, denoncuesi tregon gjithçka” nuk është i saktë. Importuesit e këtij produkti kanë thënë se është gabim në përkthim pasi i njëjti nuk përmban hashash, si pretendohet në postim. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kanë thënë se është ndalu importi i këtij produkti, pasi përshkrimi i tij shkakton huti tek konsumatori. Ata kanë thënë se në sqarimet që kanë marrë nga importuesi rezulton se produkti përmbanë erëza të tjera dhe jo hashash. 

Artikulli

Më 04.06.2024, në faqen Kolibri.al (arkiva) është publikuar një artikull të bashkangjitur me një video me titull “Skandal/ Hashash në patatinat “Patos” në Libonik, denoncuesi tregon gjithçka”.

I njëjti është shpërndarë edhe në disa media të tjera, kryesisht nga Shqipëria. Në këtë shkrim pretendohet se një lloj i patatinave ‘Patos’, përbën 4% hashash.

Ky lloj i patatinës importohet edhe në Kosovë.

Krypometri për ta verifikuar dhe sqaruar nëse ky lloj i ‘Patos’-it, përmban 4%, hashash, ka biseduar me përfaqësues të kompanisë ‘Atlantik’, të cilët janë importues për Kosovë.

Ata kanë thënë se është gabim në përkthim.

“Diçka që është e ndalume me ligj ne nuk e shesim. Hashash në turqisht i bie cimet, është një lloj erëze e cila përdoret në përbërjen e çipsit. Kemi shumë pyetje të tilla për sa i përket kësaj por nuk ka asgjë të vërtet lidhur me ketë gjë”- thuhet në përgjigjen e kësaj kompanie për Krypometër.

Krypometër ka dërguar pyetje edhe tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila e ka kompetencë për kontrollin e sigurisë së ushqimit në Kosovë.

Në përgjigjen e këtij institucioni thuhet se pas ekzaminimeve, produkti ‘Patos’, nuk përmban Hashash (kanabis sativa), por që është gabim në përkthim.

“Kur jemi të produkti PATATINA “Patos” me origjine nga Turqia, AUV është në dije për këtë dhe kemi marrë të gjitha masat e nevojshme duke ndaluara për import produkt me mbishkrimin që përmbajnë hashash. Tek ne termi hashash në terminologjinë e përgjithshme nënkupton/për çdo njërin nga ne asocon në Kanabis. Por, ka gjasë që përmbajtja e tillë është nga ndonjë bimë tjetër/fara te bimëve tjera që përdoren në masë të madhe në pastiçeri në çdo vend. Ne gjithë Evropën dhe më gjerë”- thuhet në përgjigjen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Megjithatë në përgjigjen e tyre thuhet gjithashtu se ndonëse nuk ka përbërje të tillë, AUV ka ndaluar importin e produkteve që kanë mbishkrime që krijojnë huti tek konsumatori si në këtë rast.

“Importuesi për Kosovë është njoftuar me një vendim të tillë, të njëjtit po ashtu kanë deklaruar se nuk bëhet fjale për hashash/Cannabis Sativa por është gabim në përkthim sepse realisht bëhet fjalë për bime tjera/fara tjera të bimëve jo narkotike. AUV ka urdhëruar që të ndalohet importi i të gjitha produkteve ushqimore me mbishkrimin kanabis. Përshkrimi i tilli krijon huti dhe pasiguri të konsumatori. Hapat tjerë në proces do të merren konform në përputhje me procedurat dhe ligjin”- thuhet tutje në përgjigjen e këtij institucioni.

Vendi i origjinës së këtij produkti është Turqia dhe atje është vepër penale shitja dhe shpërndarja e kanabisit.