array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e manipuluar për LDK-në

Deklarata

LDK me Foto te Re ne Zyra …

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e bërë në zyret e LDK-së që në prapavijë ka fotografinë e Isa Mustafës e publikuar në grupin në facebook ‘Diaspora me ALBININ’ me mbishkrimin “LDK me Foto te Re ne Zyra …” është e manipuluar. Në fotografinë reale, në murë është e vendosur fotografia e ish-Presidentit të Kosovës dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova. Isa Mustafa e ka udhëhequr LDK-në për 11 vjet dhe ka qenë kryetar dhe kryeminstër i Kosovës.

Artikulli

Më 11.06.2024 në grupin në facebook ‘Diaspora me ALBININ’ (arkiva) është postuar një fotografi e bërë në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës që në prapavijë ka të vendosur në murë portretin e ish-kryetarit, Isa Mustafa. Fotografia është publikuar me mbishkrimin “LDK me Foto te Re ne Zyra …”.

Krypometër, përmes kërkimit në “Google Lens” ka gjetur se fotografia reale është publikuar më 22.03.2023. Fotografia ishte bërë në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë takimit të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në fotografinë reale, në murë nuk është e vendosur fotografia e ish-Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, por është fotografia e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ambasadori i BE-së kishte takuar kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë tjerë për të biseduar lidhur me marrëveshjen me Serbinë dhe nevojën për përkrahje edhe nga opozita.

Isa Mustafa, politikani tashmë në pension ishte kryetar i Prishtinës nga viti 2007-2013, ndërsa nga viti 2014 e deri në vitin 2017 ishte kryeministër i Kosovës. Mustafa ishte kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga viti 2010-2021.

Në zgjedhjet e përgjithshme në shkurt 2021, LDK u rendit si partia e tretë në vend me pak mbi 100 mijë vota, apo 13%. Javë më pas, më 14.03.2021, tashmë ish kryetari i kësaj partie Isa Mustafa dha dorëheqje nga drejtimi i LDK-së.

Në vend të Mustafës, drejtimin e partisë e mori Lumir Abdixhiku. Në qeverinë e zgjedhur më 2020, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku udhëhoqi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021, Abdixhiku sërish ka fituar mandatin e deputetit, ndërsa LDK-ja nën drejtimin e tij kishte fituar zgjedhjet në 9 komuna.