array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e manipuluar e Haradinajt dhe Mustafës

Deklarata

Të dielën duhet të kthejmë orën prapa” “Atë që e more në zyre të Qeverisë a?

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me përmbajtjen “Të dielën duhet të kthejmë orën prapa” “Atë që e more në zyre të Qeverisë a?”- është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se një deklaratë e tillë nuk është thënë nga personat të cilëve u atribuohet.

Artikulli

Më 26 tetor 2023, faqja e Facebook-ut Adhurim Caps (arkiva) ka publikuar një fotografi të ish-kryeministrave, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa me përshkrimin “Ah ditët e vjetra ah kishim shyhret…”.

Fotoja mban mbishkrime përmes të cilave pretendohet se është bisedë mes Hardinajt dhe Mustafës: “Të dielën duhet të kthejmë orën prapa” “Atë që e more në zyre të Qeverisë a?”.

Krypometër ka verifikuar nëse kjo përmbajtje është e vërtetë. 

Krypometri përmes aplikacionit TinEye ka gjetur fotografinë reale, e cila është shkrepur në shtator të vitit 2017, ditën kur Haradnaj kishte marrë detyrën e kryeministrit nga Mustafa.

Materiali i publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës tregon edhe bisedën që është zhvilluar. “Kryeministri Mustafa i ka uruar sukses kryeministrit të zgjedhur Ramush Haradinaj”– shkruhet në njoftim. 

Materiali origjinal nuk e ka përmbajtjen të cilën e ka postuar faqja “AdhuriCaps”.

Isa Mustafa ishte Kryeministër i Kosovës dhe ai mbajti këtë mandat deri në ardhjen e qeverisë së Ramush Haradinaj.

Isa Mustafa është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për të verifikuar nëse Mustafa ka thënë ndonjë deklaratë të tillë, Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësen e LDK-së, Sibel Halimi. Halimi është pyetur nëse kjo përmbajtje është e vërtetë. 

“Biseda nuk ka ndodhur në të vërtetë, është sarkazëm”- tha Halimi për Krypometrin më 28 shtator 2023.

Krypometër ka kontrolluar në faqen Adhurim Caps dhe ka konstatuar se materiali nuk ka asnjë shenjë e cila e identifikon këtë material si material sarkastik.