array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e asfaltit nuk është bërë në Prizren 

Deklarata

Sinjalistika në Prizren!

Faqet në Threads

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e asfaltit me mbishkrimin “Sinjalistika në Prizren!” është e rreme. Kjo fotografi nuk është realizuar në Prizren e as në Kosovë. E njëjta qarkullon në internet që nga viti 2020. Ymer Berisha, zëdhënës në Komunën e Prizrenit, ka thënë se fotografia nuk është realizuar në Prizren dhe se në këtë qytet nuk ka një rrugë të tillë.

Artikulli

Më datë 27.06.2024 Faqja e Threads (Arkiva) ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Sinjalistika në Prizren!”. 

Në fotografi shihet një copë asfalt me sinjalistikë të vendosur, por që kufizohet në katër anët me baltë. 

Krypometër, përmes kërkimit në ‘TinEye’ (Arkiva) ka gjetur se fotografia nuk është realizuar në Kosovë, dhe se e njëjta qarkullon në internet që nga viti 2020. E njëjta fotografi fillimisht ishte publikuar në një portal nga Polonia. 

Lidhur me këtë pretendim, Krypometër ka kontaktuar me Ymer Berisha, zëdhënës në Komunën e Prizrenit. 

Ai ka thënë se përshkrimi i fotografisë është i rremë, pasi Komuna e Prizrenit nuk ka ndonjë rrugë në këtë gjendje. 

“Një rrugë e tillë kurrë nuk mund të ndodhë në Prizren, nuk guxon askush ta keqpërdorë detyrën zyrtare deri në këtë nivel.”- tha Berisha. 

Ai tha se rrugët që shtrohen në Prizren i plotësojnë gjitha kriteret, duke përfshirë cilësinë e asfaltit dhe sinjalistikën. 

“E demantojmë, është keqpërdorim i detyrës nga media e caktuar, ne kërkojmë që të mos përsëriten gjëra të tilla.”- theksoi Berisha. 

Qyteti i Prizrenit (arkiva) është qyteti i dytë më i madh në Kosovë, me 76 vendbanime me 177 mijë e 781 banorë. Buxheti (arkiva) i Komunës së Prizrenit për vitin 2024 është gjithsej 66.2 milionë euro.