
Ekzagjerimi i një deklarimi të bërë nga Albin Kurti për njohje nga Serbia
Deklarata
NDODH AJO QE NUK PRITEJ , ALBIN KURTI THOTE QE KOSOVEN DO E NJOH SERBIA?”
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “NDODH AJO QE NUK PRITEJ , ALBIN KURTI THOTE QE KOSOVEN DO E NJOH SERBIA?” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk është ofruar asnjë fakt që e mbështet konstatimin e bërë në titull se deklarimi i kryeministrit Albin Kurti për njohje nga Serbia është diçka që nuk pritej. Kurti disa herë ka deklaruar se arritja e marrëveshjes në Ohër është pranim de-fakto i Kosovës nga Serbia.
Artikulli
Më 27 mars 2023 faqja e internetit promakale.com ka publikuar një artikull me titull: “NDODH AJO QE NUK PRITEJ , ALBIN KURTI THOTE QE KOSOVEN DO E NJOH SERBIA?”
Në artikull nuk është ofruar asnjë fakt apo deklarim që e mbështetë konstatimin në titull se deklarimi i kryministrit të Kosovës, Albin Kurti, për njohjen e Kosovës nga Serbia është diqka që nuk pritej.
Edhe pse në titull është vendosur deklarimi i Kurtit për njohje nga Serbia, në artikull nuk citat i tillë mungon.
Në artikull ndër të tjera thuhet se “Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në takimet me drejtuesit e institucioneve në Shqipëri, ka marrë mbështetjen se me marrëveshjen e Ohrit, ka ndodhur njohja de facto e Republikës së Kosovës nga Serbia”- pra përmendet vetëm njohja de facto.
Po ashtu, edhe në një intervistë për Top Channel Albania, kryeministri Kurti ka folur për nenin 7 të marrëveshjes që parasheh vet-menaxhim nga komuniteti serb.
Kryeministri Kurti, disa herë deri më tani, ka thënë se me arritjen e marrëveshjes së Ohrit është arritur njohja de facto nga Serbia.
Kurti në shumë raste e ka përmendur nevojën që Serbia ta njohë Kosovën si shtet i pavarur edhe de-jure. Edhe nëse e ka deklaruar një gjë të tillë, kjo nuk mund të cilësohet si diçka që nuk pritej.