
EFCSN e zhgënjyer prej përfundimit të Programit të META për Verifikimin e Fakteve nga Palët e Treta në SHBA - dënon deklaratat që e ndërlidhin verifikimin e fakteve me censurë
– ECFSN i dënon fuqishëm deklaratat e shefit ekzekutiv të META, me të cilat e lidh verifikimin e fakteve me censurë
– Tërheqja e platformave prej luftës kundër keqinformimit dhe dezinformimit hapë shtegun për ndërhyrje në zgjedhje
– ECFSN inkurajon Bashkimin Europian që të qëndrojë fuqishëm kundrejt presionit të tillë politik dhe të mos heqë dorë prej përpjekjeve të veta për të ndalur përhapjen e keqinformimit dhe dezinformimit mbi Platformat Shumë të Mëdha Online
Rrjeti Europian i Standardeve të Kontrollit të Fakteve (EFCSN) është e zhgënjyer prej vendimit të META për t’i dhënë fund Programit të saj të Verifikimit të Fakteve nga Palët e Treta “duke nisur në Shtetet e Bashkuara” dhe dënon rreptë deklaratat e shefit të saj ekzekutiv që e lidhin verifikimin e fakteve me censurë.
“Kjo më fort duket një lëvizje e motivuar politikisht në kontekstin e administratës në ardhje të Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara, sesa një vendim të bazuar në dëshmi”- ka thënë Clara Jimenez Cruz, shefe e EFCSN.
EFCSN inkurajon Bashkimin Europian që të qëndrojë me vendosmëri përballë presionit të tillë politik dhe të mos heqë dorë prej përpjekjeve të veta për të ndalur përhapjen e keqinformimit dhe dezinformimit në Platformat Shumë të Mëdha Online.
Verifikimi i fakteve nuk është censurë, larg asaj, por verifikimi i fakteve thot fjalën e vet në debatet publike, ofron kontekst dhe fakte për çdo qytetar që ketë mendimin e vet. Verifkimi i fakteve është vërtetuar të jetë efektiv kundrejt keqinformimit përherë. Të barazosh verifikimin e fakteve me censurën është një pretendim i rremë dhe malicioz. Verifikuesit e fakteve nuk “censurojnë” askënd. Anëtarët tanë hulumtojnë dhe publikojnë provat e pretendimeve që potencialisht janë të rreme. Gjithnjë ka qenë në dorën e META të bëjë çfarë të dojë me vlerësimin e përmbajtjes së verifikuesve të fakteve, e jo i yni.
ECFSN nuk pajtohet me karakterizimin që shefi ekzekutiv i META, Mark Zuckerberg, ua bëri në deklaratë verifikuesve të fakteve dhe gazetarëve. Në justifikimin për t’i dhënë fund programit, Zuckerberg tha: “Verifikuesit e fakteve janë mashtruar tepër politikisht dhe më shumë e kanë shkatërruar, sesa kanë shtuar besim”. Kjo pa asnjë fije dyshimi se është gënjeshtër. Verifikuesit e fakteve kanë respektuar standardet më të larta gazetareske të raportimit, transparencës, integritetit dhe llogaridhënies së pasajuar, me organizatat si EFCSN që i kanë mbikëqyrur këto standarde nëpërmjet auditimeve të kryera në mënyrë të pavarur. Ndërlidhja e verifikimit të fakteve me censurën është veçmas e dëmshme duke pasur parasysh se pretendimet e rreme tashmë janë një prej forcave kryesore shtytëse prapa ngacmimeve dhe sulmeve ndaj verifikuesve të fakteve. Për më tepër që këto pretendime vetëm sa mund ta thellojnë edhe më shumë një gjandje edhe ashtu të rënduar të verifikuesëve të fakteve anembanë botës.
Me disa vende europiane që do të mbajnë zgjedhje më 2025, tërheqja e platformave nga lufta kundër keqinformimit dhe dezinformimit lejon dhe potencialisht edhe bën thirrje për ndërhyrje në zgjedhje, sidomos nga aktorët e jashtëm. BE veçanërisht duhet të qëndrojë vendosmërisht në mbrojtje të zbatimit të ligjeve të saj, edhe përballë presionit nga vendet e tjera.
Çfarë thonë faktet (dhe META) për ndikimin e Programit të Verifikimit të Fakteve nga Palët e Treta
Në njoftim, META barazoi njashtu sistemin e vlerësimit të dezinformimit të verifikuar faktikisht me censurën, duke theksuar se “një program që synonte të informonte, shumë shpesh u kthye në mjet censure”. Aktualisht kjo është e kundërta e funksionimit të sistemit të vlerësimit. Vlerësimet për keqinformimin i fuqizojnë përdoruesit të marrin vet vendime të informuara për cilën përmbajtje të ndërveprojnë dhe ta ndajnë. Në fakt, vetëm vjet, para zgjedhjeve parlamentare të Bashkimit Europian, META spikati efektshmërinë e sistemit të saj të vlerësimit, duke theksuar: “Ndërmjet korrikut dhe dhjetorit 2023, ta zëmë, më shumë se 68 milionë artikuj të përmbajtjes në BE në Facebook dhe Instagram kishin vlerësime të verifikimit të fakteve. Kur një vlerësim i verifikuar faktikisht vendoset në një postim, 95% e njerëzve nuk e klikojnë që ta shohin”.
META gjithashtu e ka lavdëruar më parë Programin e saj të Verifikimit të Fakteve nga Palët e Treta si të suksesshëm dhe të dobishëm për përdoruesit, duke theksuar “ne e dimë se ky program po funksionon dhe se njerëzit e shohin të vlefshëm në paralajmërimet ekranore që i zbatojmë për përmbajtjen pasi një partner verifikues faktesh ta ketë vlerësuar”. Në komunikatën e fundit për media, shefi ekzekutiv i META aludon në “shumë gabime dhe shumë censurë”, por raporti i fundit i transparencës, DSA (Digital Security Act- Aktit të Sigurisë Digjitale), i vet META ka treguar se përmbajtja e kategorizuar gabimisht si e Verifikuar Faktikisht ka prekur vetëm 3.15% të totalit të ankesave të zhvlerësimit në Facebook.
Model i “Community Notes” (Shënime Komuniteti), i propozuar si alternativë ndaj Programit të Verifikimit të Fakteve nga Palët e Treta gjithashtu ka mangësitë e veta. “Community Notes” do të mund të përdorej më së miri për t’iu kundërvënë pretendimeve të rreme kur bazohen në eskpertizë të duhur dhe në punë të verifikimit të fakteve. Në kontekstin e zgjedhjeve amerikane më 2024, Poynter vuri në pah se “Community Notes” të platformës X në rastin më të mirë kishin efekt skajshmërisht margjinal në luftimin e dezinformimit zgjedhor. Një tjetër hulumtim i organizatës anëtare të EFCSN, “Science Feedback” spikati se shumica e përmbajtjes në X (më parë e njohur si Twitter), të cilën verifikuesit e fakteve e kishin ardhur në përfundim se ishte e rreme ose keqinformuese, nuk kishte shenja të dukshme se po moderohej.
Rrjeti Europian i Standardeve të Kontrollit të Fakteve është një asociacion i organizatave fakt-kontrolluese, të cilat u janë zotuar standardeve të pavarësisë, transparencës dhe cilësisë gazetareske, të përcaktuara në Kodin Europian të Standardeve për Organizatat e Pavarura të Verifikimit të Fakteve. Me më shumë se 50 anëtarë të verifikuar anembanë Europës, EFCSN është zëri i verifikuesve europianë të fakteve./EFCSN
Ky artikull i përkthyer fillimisht është publikuar nga EFCSN.