array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ekzagjerimi i incidentit në aeroplan përmes fotografisë së gjeneruar me inteligjencë artificiale

Deklarata

Panik në ajër, aeroplani me 400 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Fotografia e përdorur për ilustrimin e lajmit me titull “Panik në ajër, aeroplani me 400 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët” nuk është reale. Aeroplani kishte arritur të ateronte dhe nuk është raportuar për dëme në njerëz. Kjo fotografi nuk tregon momentin e përfshirjes nga flakët të aeroplanit, por e njëjta është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Artikulli

Më 07.06.2024 faqja në Facebook ‘ntv Televizion’ (arkiva) publikoi një ilustrim të një aeroplani në flakë me përshkrim “Panik në ajër, aeroplani me 400 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët”.

Për të verifikuar këtë postim, Krypometër fillimisht ka verifikuar nëse lajmi se një aeroplani është përfshirë nga flakët është i saktë.

Krypometër, pas kërkimeve në internet, ka gjetur se më 07.06.2024 kishte ndodhur një incident në Aeroportin e Torontos, pasi aeroplani Boeing 777 i Air Canada ishte përfshirë nga flakët në momentin që ishte ngritur nga pista. 

“Avioni më pas bëri kthim për ulje emergjente”, raportoi Neë York Post. Lajmi ishte publikuar edhe në media tjera ndërkombëtare (shih këtu dhe këtu), por ato e kanë ilustruar lajmin me pamje e fotografi nga videoja reale.

Fluturimi kishte qenë në orët e para të mbrëmjes, derisa ilustrimi i përdorur në shkrim nuk përkon me atë të videos origjinale.

Krypometër, përmes kërkimit të fotografive në “TinEye” ka gjetur se fotografia për herë të parë ishte publikuar në vitin 2023. Kjo fotografi e publikuar për herë të parë në Adobe  Stock Images është e gjeneruar nga inteligjenca artificiale (arkiva).