array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Bekim Jashari mban fjalën, asfaltohet rruga në Llaushë

Deklarata

“Rruga në Llaushë është e parapame që të përfundojnë brenda këtij viti”

Bekim Jashari

Vlerësimi

E vërtetë

Rruga në fshatin Llaushë të Skenderajt është asfaltuar, duke u realizuar kështu premtimi i dhënë në emisionin “Jeta në Komunë”, në muajin tetor.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në emisionin “Jeta në Komunë” përballë asamblistëve dhe shoqërisë civile kishte deklaruar se rruga “Sami Geci” në fshatin Llaushë do të asfaltohet gjatë vitit 2020.

“Rruga në Llaushë është e parapame që të përfundojnë brenda këtij viti”, ka thënë Jashari më 5 tetor.

Kjo rrugë për të cilën qytetarët kishin ngritur shqetësimin e tyre, tashmë është rregulluar. Një qytetar ka dërguar edhe fotografi nga kjo rrugë.

Ky projekt është në mesin e investimeve që Komuna e Skenderajt ka nisur pas debatit “Jeta në Komunë”.

Krahas rrugës në Llaushë, qytetarëve të Burojës u premtoi edhe asfaltimin e rrugës “Dëshmorët e Burojës”, por që e njëjta ende nuk ka përfunduar.