array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

FOTO KALLXO: BUROJË gjendja e keqe e rrugës

Bekim Jashari tregon a do të asfaltohen rrugët në fshatin e presidentit Hashim Thaçi

Deklarata

Bekim Jashari (05.10.2020)- “Rruga në Burojë dhe Llaushë janë të parapame që të përfundojnë brenda këtij viti”.

Bekim Jashari

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Dy rrugë në fshatrat Burojë dhe Llaushë presin asfaltim. Krypometri do ta masë premtimin e Kryetarit të Skenderajt nëse ky asfaltim do të bëhet gjatë vitit 2020.

Artikulli

Pa përfunduar viti 2020, qytetarëve të dy fshatrave të Skenderajt u është premtuar shtrimi i rrugëve me asfalt.

Në debatin “Jeta në Komunë”, qytetarët e fshatit Burojë dhe Llaushë kanë shfaqur shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e infrastrukturës rrugore.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përballë asamblistëve dhe shoqërisë civile premtoi se rruga “Dëshmorët e Burojës” dhe “Sami Geci” do të shtrohen këtë vit.

“Rruga në Burojë dhe Llaushë janë të parapame që të përfundojnë brenda këtij viti”, tha Jashari.

Në emisionin “Jeta në Komunë” me të ftuar kryetarin Bekim Jasharin përballë asamblistëve dhe shoqërisë civile u diskua mbi qeverisjen lokale përgjatë këtyre tri viteve. Krypometri do të masë nëse kryetari Jashari e ka mbajtur premtimin për asfaltimin e dy rrugëve në dy fshatra.