Prishtinë, të shtunën testohet sistemi i alarmit publik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën më 4 qershor do të testojë sistemin e alarmit publik.

Testimi do bëhet në ora 12:05, dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se testimi i rradhës i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, me datë 04.06.2022, në orën 12:05 me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.

Në Prishtinë ndodhen 16 pika të sistemit të alarmit publik.

Prishtina ka 16 pika të sistemit të alarmit publik, vendos të investojë në mirëmbajtje