Prishtina. Pamje nga droni: BIRN

Prishtina ka 16 pika të sistemit të alarmit publik, vendos të investojë në mirëmbajtje

Komuna e Prishtinës ka në plan të rregullojë dhe mirëmbajë 16 pikat e sistemit të alarmit publik.

Për këtë projekt komuna ka vendosur të ndajë 30 mijë euro.

Afati i kësaj kontrate për mirëmbajtje pritet të jetë për 36 muaj.

Komuna e Prishtinës ka vendosur të investojë të këtë sistem, në mënyrë që të mos ketë defekte dhe dalje jashtë funksionit të ndonjërës prej pikave të alarmit.

Situata e fundit në Ukrainë dhe rreziku i zgjerimit të këtij konflikti ka shtyrë komunën që të investojë më shumë në sistemin e sigurisë ku përfshihen këto alarme.

Në qytetin e Prishtinës ndodhen edhe pesë bunkerë që komuna u referohet si ‘strehimore’, por shumica prej tyre nuk janë funksionale si shkak i mungesës së mirëmbajtjes.

Komuna kishte planifikuar ta testojë sistemin e alarmit më 5 mars, por u anulua  pasi atë ditë u organizua Epopeja e UÇK-së.