
Komuna e Prishtinës
Anulohet testimi i alarmit publik në Prishtinë, shkak manifestimi i Epopesë së UÇK-së
05.3.2022 - 10:10
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot nuk do bëhet testimi i alarmit publik siç ishte paralajmëruar.
Kjo për shkak se sot do mbahet manifestimi i Eopesë së UÇK-së.
“Për shkak se nesër, të shtunën më 5 mars, do të mbahet manifestimi i Epopesë së UÇK-së në shëtitoren e Prishtinës, Komuna anulon testimin e Sistemit të Alarmit Publik”, thuhet nga komuna.
Me rastin e Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Komunës së Prishtinës do mbajë edhe një seancë solemne.