Prishtina. Pamje nga droni: BIRN

Komuna e Prishtinës teston sistemin e alarmit publik të shtunën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën do testojë sistemin e alarmit publik.

Sipas komunës, alarmi do testohet në ora 12:05, dy herë nga 30 sekonda.

“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Testime të tilla të sistemit të alarmit janë bërë disa herë edhe gjatë qeverisjes së ish kryetarit, Shpend Ahmeti.