Komisioni per Buxhet dhe Financa- nentor 2018

Komisioni për Buxhet dhe Financa javën e ardhshme e shqyrton buxhetin për vitin 2019

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se buxheti i Kosovës për vitin 2019 do të diskutohet në këtë Komision javën e ardhshme më 21 nëntor.

Abdixhiku ndër të tjerash shtoi se komisioni ka marr edhe një kërkesë urgjente nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

“Ministria ka kërkuar garanci nga ne 1.9 milion euro për ndërtim të mbi 100 shtëpive, të përfshihet në vitin 2019. Por ne nuk mund të vendosin për këtë pasi kjo vendoset në seancë të Kuvendit”, tha kryetari i Komisionit, duke shtuar se kjo çështje do të trajtohet gjatë shqyrtimit të buxhetit.

Ndërkaq, Komisioni për Buxhet në mbledhjen e sotme kaloi edhe Projektligjin për konfiskim të pasurisë e kompetenca, ndërsa i miratoi edhe këto pika të rendit të ditës:

  • Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-054 për Gjykatat dhe amendamenteve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;
  • Shqyrtimi i Projektkodit Penal i Republikës së Kosovës nr. 06/L-074 dhe amendamenteve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit; kalon
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe amendamenteve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-92 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës dhe amendamenteve të komisionit për Administrate Publike, Qeverisjen Lokale dhe Media;