Kemple: Shqetësues përqindja e pronave të regjistruara ende në emër të gjyshit, stërgjyshit

Brian Kemple, nga Programi për të Drejtat Pronësore, ka vlerësuar se në Kosovë mbetet shqetësuese ende përqindja e pronave të cilat janë ende në emër të gjyshit apo stërgjyshit.

Kemple shtoi se janë dy arsye të informalitetit në Kosovë, njëra sipas tij është se shumë prona janë bërë përmes transaksioneve do me thënë jo me kontrata dhe çështja e dytë është trashëgimia.

“Shumica e pronave janë në emër të gjyshit ose stërgjyshit. Kjo është shumë shqetësuese në nivelin 40 ose 50 për qind të pronave. Pronat nuk janë të regjistruar në emër të atyre që kanë të drejtë në atë pronë”, tha Kemple.

Ai ka thënë se informaliteti është problem i tmerrshëm në Kosovë. Sipas tij, kjo është çështje me rëndësi dhe besonj që çështjet gjinore janë në duar të mira dhe po trajtohen si duhet.

“Njerëzit këtu përdorin një tokë, të cilën nuk janë pronar të saj dhe ky është një problem që ndikon te njerëzit dhe e bënë shumë të komplikuar që të bëhet e përdorshme një pronë e caktuar”, tha Kemple.

Ai ka propozuar edhe një ide se si të njoftohen njerëzit se çfarë po ndodhë me pronat.

Sipas tij, një portal me informata për pronat e trashëgimisë do të ishte i nevojshëm.

“Ajo çka po bëjmë këtu është që nëse një person ka vdekur 10 vjet apo më parë, i kemi disa kushte tjera, e kemi rregullin e njoftimin konstruktiv, një përpjekje që të gjithë të kenë të drejtën të njoftohen me procedurat e trashëgimisë, për me marrë informata. Të punojmë me gazetën zyrtare dhe të bëhet një portal, ku informatat për tjetërsimin e pronës, trashëgimisë, të publikohen në një vend që të gjithë të mund të shohin se diçka po ndodhë me këtë parcelë. Ne duhet të sigurohemi që ky portal po funksionon dhe kjo është shumë e mundshme”, tha Kemple.

AI kë komente i bëri në tyrezën “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, të organizuar nga Zyra Ligjore e BIRN në Kosovë ku po diskutohet mbi të drejtat e pronës dhe trashëgimisë dhe analizën se si ligji përfaqëson gratë.