Burgu i Dubravës - Foto: Ilustrim

Paraburgim Për të Dyshuarit që Tentuan të Fusin Drogë në Burg

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Pejës, të dyshuarit V.Th. dhe F.M. dje kishin tentuar që të fusin brenda burgut  të Dubravës substanca narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë.

Droga që u gjet tek dy të dyshuarit sipas komunikatës thuhet së kishte për qëllim t’i dërgohej të dënuarit B.M. nga Prizreni.

“Të  pandehurit janë paraburgosur si të dyshuar kryesor se me datë 11.05.2017 rreth orës 13:20 gjatë vizitës në burgun e Dubraves pa autorizim e me qellim të dërgimit në brendi të Institucionit Korrektues dhe atë të dënuarit B. M. nga Prizreni, kanë poseduar substancë narkotike e dyshuar si e llojit marihuanë dhe e llojit kokainë ashtu që pas kontrollit nga ana e oficerëve korrektues të ushqimit të cilin kanë dashur t’ia dërgojnë te dënuarit B.M,..” bën të ditur komunikata e gjykatës.

Tutje thuhet së substancat narkotike u gjendet në ushqimin i cili po i dërgohen të dënuar brenda burgut të Dubravës.

“ ..në ushqim janë gjetur dhe janë sekuestruar gjithsej 54 qese te imëta dhe atë 50 qese narkotike te dyshuar si e llojit marihuana ne peshe te përgjithshëm rreth 6 gram, 4 qese me narkotik e dyshuar si e llojit kokainë në peshe prej rreth 1.4 gram gjersa gjatë bastisjes së veturës së të dyshuarit F. M. është gjetur dhe sekuestruar substance narkotike e llojit marihuana në peshë prej rreth 1.1 gram,” thuhet në komunikatë.

Ata dyshohen së në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, tha gjykata.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për arrestimin personave të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

http://kallxo.com/?s=arrestohen+te+dyshuari+per+narkotik