Kapitenia e Istogut pasi fitoi Kupën e Kosovës mori propozim për fejesë

Ndeshja finale në kuadër të Kupës së Kosovës në Hendboll në konkurrencën e femrave mes ekipeve të Istogut dhe Kastriotit të Ferizajt  përfundoi në favor të ekipit të Istogut, shkruan rtv21.tv.

Por, për kapitenen e Istogut, Albina Rugovën ishte një gëzim i dyfishtë, pasi iu dorëzua në duar Kupa nga presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ajo mori edhe një propozim fejese nga i dashuri i saj po ashtu hendbollist i ekipit Besa FamGas, Drilon Tahirukaj.

Ky moment romantik u prit me shumë emocione nga të pranishmit dhe bashkëlojtaret e Albinës të cilat nuk po i ndalnin brohoritjet./21Media