Ekskluzive: Përgjimet zbardhin aferën e filmimeve intime të gjykatësve (VIDEO)

Në Kallxo Pernime ndiqni hulumtimin për negociatat me sekserë të dyshimtë që tentojnë të blejnë prokurorë e të ndërhyjnë te gjyqtarët.

Hulumtimi zbardh negociatat që janë zhvilluar mes dy personave për të ndikuar fillimisht në një lëndë e cila tashmë është mbyllur e ka përfunduar me dënim deri sa protagonistët flasin edhe se si mund të ndikohet në prokurorë e gjyqtarë me para e me shantazhe.

Sekserë të dyshimtë flasin për rastin që ka marrë vëmendje të madhe për publikun, rastin e njohur si “Brezovica” dhe lirimin e vilave e makinave që ishin sekuestruar në rast.

– Kush është personi i cili thirret se ka familjarë në prokurori dhe ka mundësi të ndikojë në procese?

– Si njihen protagonistët që dëgjohen në video-incizime?

– Si arrihet marrëveshja që të montohet një rast i cili mund të shfrytëzohej për të rikthyer një dënim në rigjykim?

Incizimet që ka siguruar Kallxo Pernime tregojnë edhe se si Prokuroria Speciale dështoi që të trajtojë lëndën me informacionet që u kishin shkuar muaj më parë ndërsa rasti u mbyll pa intervistuar të gjithë protagonistët e ngjarjes.

Pretendimet serioze se ka njerëz që paguajnë prokurorë e gjyqtarë për të liruar asete të sekuestruara, ndikim në gjyqtarë përmes shantazheve, takime e shumë çështje të tjera do të arrini t’i dëgjoni sonte në Kallxo Pernime. Emisioni transmetohet në RTV Dukagjini dhe live në Facebook të KALLXO.com.