Mungesa e bordit të KSHC-së rrezikon vonesat në akreditimin e rreth 50 programeve

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Hasnije Ilazi ka thënë se ka disa akreditime që janë në proces.

Ilazi në emisionin “Kallxo Përnime”, ka shtuar se para se të skadojë afati i anëtarëve të bordit të Agjencisë, kanë akredituar disa nga programet.

“Kemi arrit me i kry 7 akreditime institucionale, institucionet si të tilla pra nuk janë të bllokuara. Programet e tjera kanë qenë në procedurë të akreditimit dhe nuk ka qenë në kompetencë të bordit që bëhet akreditimi” – tha Ilazi në Kallxo Përnime.

Më tej ajo ka thënë se janë edhe 48 programe të cilat presin për t’u akredituar.

“Është numër përafërsisht i njëjtë për akreditim i institucioneve private edhe institucioneve publike dhe mendoj që nëse zgjidhet çështja e anëtarëve të këshillit deri më 1 korrik, nuk jemi vonë për akreditime. Para dy vjetëve kur kemi ardhur ne, na kanë ‘prit përmbi 200 programe për akreditim’. Kanë qenë deri në fund të korrikut dhe prapë kanë mbërri me u hap konkurset” – tha më tej Ilazi.

Ndryshe ka kohë që bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) është jofunksional, ndërsa Ministria e Arsimit Shkencës dhe Inovacionit më 8 qershor ka anuluar konkursin për zgjedhjen e anëtarëve të këtij bordi.

Konkursi për 4 anëtarë vendor të KSHC-së ishte hapur në shkurt 2023.

MAShTI anulon konkursin për anëtarë të KShC-së