Agjencia e Kosovës për Akreditim

Agjencia e Akreditimit me platformë online për vërtetimin e akreditimit të programeve

Studentët të cilët janë në studime dhe ata që kanë diplomuar tani mund të pajisen online me vërtetimin për akreditimin e programeve të tyre të studimeve.

Projekti është financuar nga Ambasada Amerikane, në kuadër të përkrahjes për fuqizimin e kapaciteteve të Agjencisë së Akreditimit.

“Kjo është një arritje e madhe, sepse përveç rritjes së sigurisë së lëshimit të dokumentacionit, dhe eliminimin e të gjitha mundësive për gabime njerëzore, kjo platformë rrit edhe besueshmërinë e dokumenteve të lëshuara nga Agjencia e Akreditimit tek partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e AKA-së.

Tutje thuhet se çdo vërtetim i nxjerrë në mënyrë elektronike, të gjitha palëve ju mundëson verifikimin elektronik në linkun e veçantë.

Ky është linku në të cilin mund të aplikoni që të siguroni dokumentin tuaj.