Këshilli Shtetëror i Cilësisë propozon zgjidhje të përkohshme për të mos u bllokuar akreditimet

Hasnije Ilazi, kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë ka thënë në “Kallxo Përnime” se Universiteti i Prishtinës mund të shpall konkurs për programet e akredituara.

Ajo thotë që UP mund të shpallë konkurs për drejtimin e juridikut, i cili është i akredituar.

“Ato shtesë munden me ardh, tash mund të shpallet konkursi për ato programe që janë të akredituara për korrik. Ka mundësi që edhe dikush tjetër me bo një zgjidhje, pra me nxjerr më të mirën prej të keqës” – tha Ilazi.

KALLXO.com ka raportuar se Ministria e Arsimit ka anuluar konkursin për katër anëtarët të KShC-së.

Edona Kutleshi- Maliqaj, këshilltare për media ka thënë se si Ministri kanë qenë të interesuar për një proces transparent dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore.

“Për këtë arsye kemi vendosur që të rishpallim thirrjen publike për nominim dhe vetënominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Me këtë rast, presim se do të eleminohen të gjitha lëshimet teknike. Konkursi do të hapet në afatin më të shkurtë të mundshëm”- ka thënë Kutleshi- Maliqaj.

Konkursi për anëtarë të KSHC-së ishte hapur në shkurt 2023.

 

MAShTI anulon konkursin për anëtarë të KShC-së