Pse ish- diplomati shqiptar vendosi të merret me dokumentarin për historianin Noel Malcolm?

Mal Berisha, ish ambasador i Shqipërisë në Angli ka shpjeguar se cfarë e shtyu atë të realizoj dokumentarë me historianin Noel Malcolm.

Ai në një intervistë për emisionin Kallxo Përnime”, ka thënë se libri ka qenë arsyeja kryesore që e bëri atë të merret me dokumentarë.

“Një ndjenjë shumë e thellë e respektit dhe mirënjohjes që më ka pushtuar që ditën që e mora librin në duar, e cila shkonte në rrjedhën e gjërave që unë doja të dija për Kosovën ose nuk i dija apo edhe që i msova. Arsyeja tjetër është që historia që harrohet rrezikon të përsëritet dhe ne shqiptarët harrojmë shumë shpejt dhe sidomos historinë e Kosovës kemi filluar ta harrojmë e e cila është e lavdishme por edhe e dhimbshme dhe në një moment të caktuar ajo është zgjidh falë njerëzve si Malcolm, të cilët e kanë thënë të vertetën për ne….”, tha Berisha

Ndryshe ky dokumentar është realizuar si shenjë mirënjohjeje për historianin, shkrimtarin, Noel Malcolm, për shkrimin e librit “Kosova, një histori e shkurtër’’, që ndikoj në çështjen e vendit.