Shkolla "Gjon Serreçi" në Ferizaj

Objekti i vjetër vështirëson mësimin në shkollën "Gjon Serreçi"

Nxënësit e gjimnazit shoqëror “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj janë detyruar të shkëmbejnë objektin e shkollës me nxënësit e shkollës fillore “Gjon Serreçi”. 

Gjimnazistët janë vendosur përkohësisht në objektin e vjetër të shkollës “Gjon Serreçi” dhe t’ua lëshojnë objektin e shkollës së tyre filloristëve për shkak të sigurisë.

Deri në përfundimin e objektit të ri, nxënësit e shkollës “Dr.Shaban Hashani” do të zhvillojnë mësimin në kushte të rënda në objektin fqinj të shkollës “Gjon Serreçi”. Sipas punëve që janë përfunduar deri tani në objektin e ri, nxënësit pritet të dalin në shkollë të re në fillim të gjysmëvjetorit të ri.

Shkolla “Dr.Shaban Hashani” që nga viti 2010 është ndarë nga më vete dhe funksionon si gjimnaz i shkencave shoqërore.

Kjo shkollë ka 1136 nxënës, 78 mësimdhënës, 65 me bazë në këtë shkollë, 13 bashkëpuntorë – plotësim norme dhe 6 punëtorë teknik. Ndër vite numri i nxënësve sipas drejtoreshës së shkollës, Hajrie Nebihu, vjen duke u zvogëluar.

Objekti ku deri pak kohe kanë zhvilluar mësimin nxënësit e shkollës “Dr.Shaban Hashani” ka pasur kabinete, klube letrare dhe salla sporti.

Por në objektin e shkollës “Gjon Serreçi”, ku këta nxënës gjimnazistë aktualisht po e zhvillojnë mësimin, kanë dy kabinete të informatikës dhe të edukatës muzikore.

Drejtoresha e shkollës “Dr.Shaban Hashani”, Hajrie Nebihu, ka thënë se më herët punimet e klubit letrar të shkollës janë publikuar në faqen zyrtare të shkollës por që nga ndërrimi i objektit, të gjitha aktivitetet kanë pushuar për shkak të kushteve të rënda infrastrukturore.

Historia e emrit të shkollës

Shkolla e ka marrë emrin nga Shaba Hashani, i cili ka linsur në vitin 1945 në Ferizaj. Hashani, shkollën fillore dhe atë të mesme i ka kryer në Ferizaj ndërsa Akademinë Pedagogjike, në drejtimin histori-gjeografi i ka përfunduar në Shkup. 

Fakultetin Fizologjik, dega e historisë e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Me rezultate të larta ai ka magjistruar në vitin 1979 me temën “Ferizaj dhe rrethina në lëvizjen  nacionalo-çlirimtare, 1941-1945”.

Në prill të vitit 1986, Hashani e mbrojti  me sukses tezën e doktoraturës me titullin “Ferizaj dhe rrethina, 1873 – 1941, ushtruar nga aspekti historik”

Shaban Hashani ka qenë delegat i Kuvendit të Kosovës dhe pjesëmarrës në shpalljen e deklaratës kushtetuese të 2 korrikut 1990 në Kaçanik.

Shaban Hashani vdiq me 7 shtator të vitit 2010. 

Autori Edonis Xhemajli është nxënës i gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.