Jean-Claude Juncker në Prishtinë- Foto: Atdhe Mulla

Juncker paralajmëron BE-në: Ballkani drejt një lufte të re

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi të premten për një luftë të re në Ballkan. Kjo nëse Bosnja, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova nuk e ndjejnë se BE është serioze për t’u ofruar atyre anëtarësim në të ardhmen.

“Nëse në peizazhin shumë të komplikuar të Evropës krijohet përshtypja se nuk jemi serioz në ofrimin e perspektivës për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, atëherë mund të shohim më vonë – dhe ndoshta edhe më shpejt – atë që pamë në Ballkan në vitet 1990, “tha Juncker në një fjalim në parlamentin austriak transmetojnë mediat ndërkombëtare.

Gjashtë shtetet e Ballkanit, të cilat gjatë viteve 1990 formuan fushën e betejës në konfliktin më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, janë aktualisht në faza të ndryshme të bisedimeve të pranimit me BE.

 

Lexo me shume: http://rtv21.tv/juncker-paralajmeron-be-ne-ballkani-drejt-nje-lufte-te-re/

© RTV21.tv