Hiqet lista e pritjes për banderola në AKPPM

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka njoftuar se të gjitha kompanitë të cilat aplikojnë për marrjen e banderolave për barna në Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisjë Medicinale  nuk do të kenë më nevojë të presin disa muaj por ato do ti marrin brenda 24 orëve.

“Asnjë produkt nuk do të mbetet më nëpër depo të kompanive për një kohë të gjatë dhe të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ato barna do të mund ti marrin ato në kohë” tha Ismaili.

Sipas Ismaili pacienti duhet të jetë në qendër. Të gjitha barnat përvec vitaminave, mineraleve e suplementeve duhet të kenë banderolë.