Vendimi për Sheshelin: Kompromisi i Një Gjykate të Kompromentuar

Në vitin 2003, Vojisllav Shesheli kishte një plan. Ai do të kërkonte që Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ta padiste atë dhe ai të largohej nga Serbia, ku ai e dinte se do të ishte i dyshuar në vrasjen e ardhshme të kryeministrit Zoran Gjingjiq.

Me përballjet e tij të shumta me gjykatat vendase, dukej e sigurt se ai do të ishte në gjendje të pengonte procedurat gjyqësore me tashmë kombinimin e tij të rafinuar të kërcënimit, kanosjes së dëshmitarëve dhe taktikat e vonesave.

Nëse jo, ai mund të merrte me vete edhe disa ish-aleatë të tij të përbuzur. Dhe duke pasur parasysh gjendjen e tij të keqe fizike, ai gjithmonë mund të shpresonte të mos mbijetonte deri në dhënien e vendimit dhe të mbahej mend në kujtesën publike si martiri më i dhunshëm dhe më i fryrë i kombit.

Prokurorët, në këtë periudhë të shkurtër kur ICTY-ja ishte e sigurt, gjithashtu kishin një plan.

Ata tashmë kishin në paraburgim Sllobodan Millosheviqin, i cili si kreu i shtetit përfaqësonte nivelin më të lartë të lidershipit politik të Serbisë në vitet 1990. Së shpejti ata do të kishin gjithashtu në paraburgim komandantin ushtarak Momçilo Perishiq dhe krerët e sigurimit të shtetit Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq.

Gjyqet e tyre së bashku do të tregonin se në rekrutimin, armatosjen, trajnimin dhe financimin e forcave që kryen krime të mëdha në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, ata ndërtuan një sipërmarrje të përbashkët kriminale për të vendosur kontroll politik mbi territorin duke ndryshuar me forcë popullsinë nëpërmjet një strategjie vrasjeje, dëbimi të dhunshëm, përdhunimi dhe kanosjeje.

Vetë Shesheli përbënte një pjesë shumë të vogël të sipërmarrjes së përbashkët kriminale. Aq i pranishëm aq ishte ai në media me gjuhën e tij të ashpër dhe dramatike, ai ishte më shumë një zëdhënës sesa një mjeshtër kukullash.

Por si një ideolog që artikuloi idenë e një “Serbie të Madhe” me shpjegime të zymta se ku duhet të jenë kufijtë, dhe si komandant nominal i grupeve paraushtarake brutale, dënimi i tij mund të shërbejë edhe si ilustrim i asaj që zyrtarët politikë, ushtarakë dhe ata të sigurisë nuk thanë hapur, dhe si një lloj qershie mbi tortë.

Planet e prokurorisë shkuan keq.

Millosheviqi, i padituri i tyre kryesor, vdiq në paraburgim në mes të gjyqit pa u marrë asnjë vendim për të. Perishiq u dënua në gjyq, por u lirua nga akuzat në apel, një përfitues i çuditshëm i eksperimentit të gjyqtarit Theodor Meron me standardet ligjore që kufizojnë përgjegjësinë e autorëve indirektë.

Stanishiq dhe Simatoviq u liruan nga akuzat në mënyrë të ngjashme nga një dhomë gjyqësore renegate, por çështja është kthyer për rigjykim dhe është e sigurt se do të zvarritet. Kjo e lë sipërmarrjen e përbashkët kriminale të përfaqësuar vetëm nga një person, kontributi kryesor i të cilit ishte të tundte armët në ajër dhe të bërtiste në televizion.

Argumenti më i fortë i prokurorisë për ekzistencën e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale ishte gjithashtu, ironikisht, mbrojtja më e fortë e Sheshelit.

Argumenti i tij kryesor i mbrojtjes ishte gjithmonë se nuk i komandonte ai grupet paraushtarake që vepronin nën emrin e tij, por se ai ishte më tepër një front për institucionet politike dhe të sigurisë që i jepnin atij armët, logjistikën dhe publicitetin. Duke lënë mënjanë shfaqjet e shumta në gjyqin e tij, kjo është në thelb ajo që ai argumentoi në deklaratën e tij përmbyllëse.

Një grup i çuditshëm rrethanash bënë që gjykata të pranonte shumicën e argumentit të tij.

Fillimisht, Shesheli kërkoi me sukses që kryetari i parë i trupit gjykues, Alphonse Orie, të hiqej pasi përpjekjet e tij për të siguruar një gjykim të efektshëm përbënin njëanësi.

Orie u zëvendësua nga Jean-Claude Antonetti, ish-shefi i shtabit për presidentin francez Jacques Chirac, i cili u largua nga radhët e gjyqësorit të ICTY-së për mungesë përvojës dhe të ekspertizës gjyqësore.

Një gjyqtar tjetër, Frederik Harhoff, u hoq nga paneli pasi një qarkoreje të papërshtatshme që i përgjigjej zhvillimit të çuditshëm të jurisprudencës së ICTY-së. Ai u zëvendësua nga Mandiaye Niang, i cili nuk kishte qenë i pranishëm për paraqitjen e ndonjë prej provave në gjyq.

Si rezultat, vendimi i gjyqit u dha nga një panel i përbërë nga një gjyqtar i paaftë dhe një gjyqtar i papërgatitur. Gjyqtarja e mbetur, Flavia Lattanzi, shkroi në mendimin e saj mospajtues se arsyetimi i shumicës ishte “i përciptë” (pika 1), “i sipërfaqshëm” (pika 43), “jashtëzakonisht sipërfaqësore” (pika 8), “konfuz ” (pika 24) “me të meta ” (pika 24) dhe se “tregonte mospërfillje të plotë plotë, në mos shpërfillje, për shumë aspekte të aplikimit dhe interpretimit të atij ligji” (pika 48).

Gjykimi i lirimit nga akuzat nga ana e gjykatës përcaktoi se krimet e kryera ishin akte të izoluara që nuk ishin pjesë të një qëllimi të përgjithshëm dhe se nuk mund të tregohej asnjë lidhje midis përkrahjes publike të dhunës nga ana e Sheshelit dhe ngjarjes së dhunës.

Në një intervistë të mëvonshme, gjyqtarja Lattanzi e përshkroi vendimin si “të dobët, si në fakte dhe në ligj, se ai është i pavlefshëm”.

Prokurorët e apeluan menjëherë vendimin për lirimin e tij nga akuzat, ndërsa Shesheli, i cili deklaroi publikisht mosinteresimin e tij tani që ai ishte liruar dhe u lejua të rifillojë karrierën e tij si një personalitet televiziv qaraman, i vuri bashkëpunëtorët e tij të përgatisnin një sërë përgjigjesh të gjata dhe koherente.

Dhe pastaj të mërkurën, ‘Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare’, pasues i ICTY-së tashmë të mbyllur, dha vendimin e tij mbi apelin e prokurorisë.

Rezultati ndoshta dihej nga lexuesit e kësaj faqeje, ai refuzon apelin në lidhje me krimet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci dhe shfuqizon lirimin nga akuzat në lidhje me dëbimin me forcë të kroatëve etnikë nga Hrtkovci në Serbi. Dhoma e apelit vendosi një dënim prej dhjetë vjetësh burg, pothuajse e barabartë me kohën që Shesheli kishte kaluar në paraburgim.

Ndoshta do të ishte më e saktë që vendimin e dhomës së apelit ta shikonim si një kompromis të volitshëm.

Ai i jep fund çështjes, duke mos imponuar më kërkesa të tjera nga gjykata, i pandehuri apo shtetet e përfshira. Ai siguron një përcaktim të fajit, por pa pasoja për palën fajtore. Ai vazhdon narrativën e çuditshme që është krijuar në jurisprudencën e ICTY-së, sipas të cilës asnjë shtet, përveç Kroacisë, nuk kreu krime ndërkufitare.

Ai nuk do të kënaqë as kriminelin e as viktimat e tij, por ngjan më shumë si një përpjekje për të shkurtuar humbjet nga një gjyq i jashtëligjshëm dhe i keq menaxhuar në mënyrë katastrofike.

Ndërkohë, rrethanat politike globale po ndjekin cirkun pervers të urrejtjes që udhëhoqi Shesheli në vitet 1990.

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka imituar kapardisjet e Sheshelit dhe një brez i ri politikanësh europianë korrin frytet e etnocentrizmit të tij.

Në Serbi, çdo zyrtar i pushtetshëm e ka origjinën e tij politike që nga ahuri i Sheshelit. Asnjëri prej tyre nuk do të kishte gjetur guximin ta ekstradonte atë për ta dënuar apo rigjykuar.

Në këtë kuptim, vendimi kompromis i dhomës së apelit i jep fund asaj që mund të ketë qenë një periudhë e zgjatur konflikti.

Tani që çmenduria që ai promovoi është bërë modë në politikë, kush po qesh ende me klounin e lig?

 

Eric Gordy është profesor Sociologjie Politike dhe Kulturore në University College London.

Opinionet e shprehura në sektorin e Komenteve janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.