Qeveria-Haradinaj- ushtaret e gjeneralit

Pagesa 53 milionëshe për Bechtel&Enka-n, do t`i mbulonte pagat me rritje për të gjithë mësimdhënësit për më shumë se një vit

Pakënaqësia e kreut të Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj me pagën të cilën e gjeti me marrjen e postit, bëri që të ndërmerr masa dhe t’ia rrisë rrogën vetës dhe vartësve të tij, por edhe zyrtarë të tjerë përfituan nga ky vendim.

Kjo bëri që të ketë një efekt domino tek të tjerët që marrin paga nga buxheti i vendit.

Ata si duken i dhanë fund pajtimit me pagën ekzistuese. Duke filluar nga greva e kirurgëve e deri te kjo e fundit e mësimdhënësve të cilët për të tetën ditë me radhë po e bojkotojnë mësimin.

Mosmarrëveshjet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBAShk) rezultuan me hyrjen në grevë të kësaj të fundit.

Përkrahja unanime e mësimdhënësve për SBAShK-un bëri që të pezullohet i tërë sistemi arsimorë parauniversitarë në vend.

Pas shumë paralajmërimeve dhe grevave njëorëshe të mbajtura më parë mësimdhënësit hynë në grevë për kohë të pa caktuar deri në realizimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagës në masën 30%..

Të dielën e 20 janarit, Qeveria e Kosovës doli me një ofertë e cila to të mundësonte rritjen e pagave mësimdhënësve në mes 46 e 74 euro, por me këtë nuk u pajtuan sindikalistët, njëkohësisht duke e konsideruar si një mashtrim.

Penaltia 53 milionëshe për Bechtel&Enka-n do t’i mbulonte kërkesat e mësimdhënësve më shumë se një vit

Në muajin qershor të vitit të kaluar, me anë të një vendimi të qeverisë Haradinaj, nga buxheti i shtetit, si formë e gjobave apo penaltisë, qeveria e Kosovës vendosi të aprovojë kërkesën e kompanisë Bechtel-Enka.

Qeveria me anë të këtij vendimi autorizoi Ministrinë e Infrastrukturës për nënshkrimin e marrëveshjes me Konsorciumi Bechtel&Enka për mbulimin e shpenzimeve për shumën 45 milionë euro dhe shpenzimeve të TVSh-së prej 18 për qind  prej 8.1 milionë euro.

Por sikur punët të shkonin si duhet dhe Qeveria e Kosovës të mos shkaktonte vonesa,  për të cilën do të duhej të kthejë një dëm prej 53 milionë eurosh, atëherë këto mjete do të mbulonin mirë kërkesat e mësimdhënësve grevistë madje duke tejkaluar pritjet.

Sipas deklarimeve të Qeverisë mësimdhënësve do t’i kushtonte buxhetit të vendit rreth 45 milionë euro në vit, në raport me numrin e mësimdhënësve për një mesatare do të do të rezultonte 2 mijë e 250 Euro për një mësimdhënës në vit apo prej 187 euro në muaj.

Shuma prej 53 milionë eurove që autoritetet qeveritare i siguruan dhe i ndanë në dëm të gjobave kompanisë Bechtel&Enka, do t’i plotësonte kërkesat e mësimdhënësve për më shumë se një vit.