Gjilani merr masa kundër keqpërdorimit të ujit të pijshëm

Komuna e Gjilanit është aktiviuar për të ruajtur ujin e pijshëm. Kjo komunë ditë më parë ka marrë vendim për të kufizuar shfrytëzimin e ujit.

Në një urdhërese të nxjerrë nga kryetari i kësaj komunë, Lutfi Haziri është ndaluar përdorimi i ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit  në punishte ndërtimore, ujitjen e arave, kopshteve-oborreve.

Po ashtu në të thuhet se obligohet KRU “Hidromorava” që gjatë kësaj periudhe emergjente, të ndërmarr masa teknike të kufizimit të shpenzimit të ujit dhe të pengoj çdo derdhje të ujit pa arsye përfshirë edhe lokalet, banesat apo shtëpitë.

“Në rast të defekteve të krijuara në pronat private (lokalet, banesat apo shtëpitë), shpenzimet e evitimit të defekteve do të barten nga pronarët. Mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj Urdhërese do ta bëjnë Drejtoria e lnspeksioni- lnspektorët Komunal për Shërbimeve Publike dhe Policia e Kosovës”, thuhet në urdhëresë.

Për mos zbatim të kësaj urdhëresë po ashtu do të aplikohen edhe gjoba.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet akumuluese ka pësuar rënie, duke kërkuar nga qytetarët që të ruajnë ujin e pijshëm. 

www.kallxo.com